Takim i kryetarit të UKSHFZ z.Feti Demoli me z. Blerim Gashani Ministër i Kosovës për Kulturë Rini dhe Sport

SYRI TV

Në programin e hartuar të FFK me UKSHFZ, sot kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli dhe zv, kryetari z. Reshit Morina takuan z. Blerim Gashani ministër i Kosovës për Kulturë Rini dhe Sport ku është biseduar për projektet e Unionit dhe bashkëpunimit me Klubet shqiptare të Futbollit në Zvicër.
Ne takimin miqësor, që të dy në fillim biseduan për suksesin dhe arritjen historike të djelmoshave dhe shtabit udhëheqës të kombëtares së Kosovës dhe përmbajtjes profesionale të kryetarit Agim Ademi dhe gjithë stafit të FFK.

Tema aktuale ishte edhe zhvillimi i Kupës së Diasporës mes FC Kosova nga Gjeneva dhe FC Prishtina nga Prishtina dhe arritjet në arenën ndërkombëtare.


z. Demoli e informoi në detaje ministrin Gashani për sukseset e mëdha të futbollistëve shqiptar të cilët me herët kanë përfaqësuar Zvicrën në kampionate Evropiane dhe Botërore dhe të cilët kanë lënë gjurmë në futbollin Zviceran dhe ky shtet i është shumë mirënjohës. Ka edhe tani shqiptar në Kombëtaren e Zvicrës u shpreh z. Demoli, por ka edhe shumë të tjerë që me cilësitë e tyre meritojnë më shumë por shkaku i konkurrencës në kombëtaren e Zvicrës nuk janë të përfshirë. Prandaj bashkëpunimi me FFK dhe kryetarin Agim Ademi në veçanti, falë sukseseve të punës tonë si union, hapet rruga dhe na është besuar të jemi urë lidhje e drejtë me kombëtaren që mundësisht sipas nevojës ti ofrojmë futbollistët e merituar dhe të plotësojmë ëndrrën e tyre të jenë pjesë e kombëtares së Kosovës.


Me ministrin u bisedua për funksionimin e Unionin dhe Klubet Shqiptare të Futbollit ne Zvicër, për sukseset dhe sfidat e tyre që përballen në kampionatin e futbollit Zviceran.
Z. Demoli tha se përkrah Kupës së Kosovës në Diaspore dhe bashkimin e Klubeve shqiptare të Futbollit në Kupën e sajë, në program është edhe tubimi i kampit për talentët e ri, që të kenë mundësinë e tyre për të treguar aftësitë dhe zgjerimin e tyre në mbështetjen tonë institucionale në përafrimin e kombëtares dhe zgjidhjeve të rastit për nevojat në klubet e tyre.


Ministri falënderoi z. Demoli për angazhimin e Unionit ndaj vendit amë e ne veçanti bashkëpunimin e ngushtë me kryetarin Agim Ademi dhe stafin e FFK ne përafrimin e futbollisteve shqiptar nga Zvicra në kombëtaren e Kosovës që po rezulton në realizimin e sukseseve të Kombëtares tonë, dhe hapet porta e bashkëpunimit edhe me ne në mbështetje të futbollit dhe komunitetit tonë në Zvicër.