Tomë V. Gashi: Kur nuk gjeni faj te Albini, provoni me gjete faj te Kurti..!

SYRI TV
Falë Albinit, sa here jam ne veriun e Republikes befasohem per te mire.
Po falë Kurtit – (pa faj te Albinit)sot u befasova per te keq.
Deri sa ne Gjykaten ne Mitrovice ne Veriun e Mitrovices jane shenjat e shtetit te Kosoves stema dhe flamuri bashk me shenjat zyrtare te Gjykates, ne ndertesen e Prokurorise ne Jug te Mitrovices, ndertesa nuk dukej fare si institucion shteteror, aq me pak si objekt i Prokurorise se Shtetit.
Ndertesa ishte private,haptas pa asnje kusht elementar te funksionimit si Prokurori e Shtetit.
Disa me thane qe as Albini e as Kurti nuk kane faj per kete, sepse dikush kishte gjetur menyren per ta marre me qira kete objekt qe dukej si Prokurori Private pa asnje shenje te shtetit te Kosoves qe nga viti 2008 e qe sipas disave ,dikush merr qira te majme per objektin privat qe mund te funksionoj si gjithqka, vetem Prokurori jo!
Sa e di une, Albini nuk ka qene ne pushtet ne vitin 2008 dhe Kurti nuk mundet edhe nese punon 24ore ne dite qe ti permiresoj te gjitha dallaveret e mundshme qe dikush i ka ba per interesa te ndryshme, por qe e zbehin respektimin e institucionit te shtetit qe quhet Prokuroria e Shtetit!