Qeveria e Republikës së Kosovës mbështetë specializantët e Mjekësisë me vetëfinancim, ndër ta kryesishtë të rinj nga Lugina e Preshevës.

SYRI TV
Në mbledhjen sotshme të 5-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga një rend dite i ngarkuar, u miratua edhe pika e 6 – mbështetja financiare për 37 specializantët e Mjekësisë me vetëfinancim, ndër ta dhe kryesishtë të rinj nga Lugina e Preshevës.
Ky vendim është përgjigje. Përgjigje ndaj diskriminimit. Përgjigje ndaj përjashtimit. Përgjigje ndaj politikave që për vite me radhë kanë synuar ta kufizojnë zhvillimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sepse kur në njërën anë pengohet qasja në arsim dhe punësim, në anën tjetër nuk mjafton të shprehim shqetësim.Duhet të veprojmë.
Sepse shteti nuk është vetëm territor. Shteti është përgjegjësi. Dhe përgjegjësia nuk ndalet në kufi administrativ. Shteti i Kosovës nuk është neutral përballë padrejtësisë. Nuk është i heshtur përballë diskriminimit. Dhe nuk është i largët për qytetarët e vet, kudo që ata jetojnë.
Mbështetja për këta 37, sikurse edhe 55 specializantë nga vitet e kaluara është dëshmi se nuk e pranojmë realitetin e imponuar si normalitet. Se nuk e pranojmë që talenti të mbetet peng i politikave diskriminuese.
Dhe se nuk e pranojmë që e ardhmja e të rinjve të kushtëzohet nga padrejtësia. Se të rinjtë nga Lugina e Preshevës nuk janë të harruar. Se ata janë pjesë e së njëjtës aspiratë për zhvillim, dinjitet dhe drejtësi.
Shkëputur nga profili i FB të Ragmi Mustafit