Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) mes liderëve të shumtë nga e gjithë bota, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të hënën.
Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit hapësirën e dedikuar përfaqësuese, të quajtur “Shtëpia e Kosovës”.
Kurti thuhet se do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.