Grekët kanë ardhur nga Anadolli në Greqi në shekullin e VIII, aty gjetën shqiptarët që quheshin arbanë ose arbanitas; me lagjen e tyre kryesote në Athinë poshtë Aktopolit, që quhej e që quhet ende sot Plaka.
Prandaj sot…
Kot po lodhen këta injorantë shekullorë, sepse shqiptatët dhe gjuhën shqipe nuk e ka mposhtur dot askush në historinë tonë: Iliri- Arbëri – Shqipëri – Dardani (Kosovë)
Dhe mbajeni mend: Edhe Greqia arvanitase ka qenë, është e do të jetë, se edhe ata i ka mbajtur dhe mbrujtur në histori formimi shqiptar që nga Teuta e Madhe e deri sot.
Autoktonë në Greqi janë arvanitasit, kryesorët në formimin e Eladhës, të cilët edhe sot jetojnë në lagjen Plaka në Athinë, të tjetër janë të ardhur shumë vonë, dhe kuptohet se nuk janë racë e bardhë, sepse këta i ka sjellë nga Mesdheu mbreti i parë i Greqisë së pavarur: gernani Otto, sepse ashtu quhej ai.
Askush nuk e ka mposhtur dhe nuk e mposht dot shqiptarinë, sepse tani është e provuar në Oxford e në Kembrige, edhe në Harvard që, gjuha shqipe, është gjuha e parë e Evropës.
Dhe këtu mbaron çdo diskutim, por ne shqiptarët e Shqipërisë kemi vuajtur nga makinacionet shekullore të Serbisë dhe të Greqisë, sepse të dy këta shtete janë ngritur mbi shtypjen barbare të shqiptarisë, e cila ka qenë autoktone në trojete veta.
Por koha erdhi te historia reale në vitin 2008 me pavarësinë e Kosovës. Kurse koha sot po thërret sërish për Çamërinë. Dhe thirrja e kohës gjithmonë ka krijuar histori të re për popullin, të cilit ajo i është drejtuar.
Prisni dhe shikoni…
/Spartak Ngjela/
Grekët kanë ardhur nga Anadolli në Greqi