Arian Tahiri është shndërruar në një nga emrat më të përfolur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në PDK dhe është një shembull dhe shpresë e së ardhmes, duke u konsideruar si surpriza më e madhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidati i PDK-së arriti të sigurojë gjithsej 71.699 vota, një rezultat që ka tejkaluar pritshmëritë dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën politike.
Ky numër i konsiderueshëm votash po interpretohet nga njohësit e zhvillimeve politike si një sinjal i qartë i mbështetjes qytetare dhe si dëshmi e rritjes së profilit politik të Tahirit brenda partisë.
Rezultati i tij shihet gjithashtu si tregues i një fryme të re dhe i potencialit për rinovim brenda PDK-së.