LETËR E HAPUR Drejtuar Blendi Fevziu kundër Baton Haxhiut

SYRI TV

Shkruan: Fran Frroku

Kjo nuk është më çështje shijesh, debatesh apo “balancash mediatike”. Kjo është çështje përgjegjësie kombëtare.
Ftesat e përsëritura që i bëni Baton Haxhiut (Stanishiqit) janë një turp publik. Ky person është simbol i qëndrimeve kundër shtetit të Kosovës, kundër institucioneve të saj dhe kundër vetë sakrificës së shqiptarëve. Ai nuk është analist. Ai është një propagandist i maskuar, i cili përdor ekranet shqiptare për të helmuar opinionin publik.
Pyetja nuk është më pse e ftoni. Pyetja është:
çfarë interesi po i shërbeni duke e ftuar?
A po i shërbeni axhendës së qeverisë së Edi Ramës?
A po i shërbeni lidhjeve personale dhe klienteliste?
Apo thjesht keni humbur çdo sens të përgjegjësisë morale dhe kombëtare?
Z. Fevziu, ju i dini shumë mirë deklaratat e Baton Haxhiut kundër Kosovës. I keni dëgjuar. I keni lexuar. I keni parë reagimet e qytetarëve kosovarë. Dhe megjithatë, vazhdoni t’i hapni studion. Kjo nuk është padije. Kjo është zgjedhje e vetëdijshme.
Mos u fshihni pas justifikimit të “pluralizmit”.
Pluralizëm nuk është t’i japësh zë dikujt që punon kundër interesit kombëtar.
Pluralizëm nuk është të normalizosh një figurë që përçan shqiptarët.
Kjo quhet legjitimim i antishqiptarizmit në prime time.
Çdo herë që Baton Haxhiu ulet në studion tuaj, ju mbani përgjegjësi direkte për dëmin që i bëhet Kosovës dhe unitetit shqiptar. Media nuk është neutrale kur zgjedh të promovojë figura të tilla. Media bëhet palë.
Historia nuk do t’ju gjykojë si moderator.
Do t’ju gjykojë si njeri që kishte mikrofonin dhe zgjodhi ta përdorte gabim.
Nëse vazhdoni në këtë rrugë, emri juaj nuk do të kujtohet për gazetari, por për bashkëpunim moral me narrativa që godasin Kosovën.
Koha e justifikimeve ka mbaruar.
Koha e llogaridhënies ka ardhur.