Viti 2026 si duket po fillon me mrekulli për Kosovën!

SYRI TV

Sipas burimeve informale në Washington DC Presidenti i Amerikës Donald J. Trump dhe Kryministri në Detyrë i Kosovës Albin Z. Kurti janë duke punuar në hartimin e planit të kthimit në Kosovë të çdo votuesi nga Diaspora që ka votuar në zgjedhjet me 28 dhjetor 2025.

Burimet në fjalë thonë që këtë vit popullsia e Kosovës do të rritet për 15% pasi që do të riatdhesohen 210 000 votues në Kosovë sipas Planit Trump-Kurti.
Tashmë janë dorëzuar listat e atyre që kanë votuar dhe jetojnë si emigrantë në Gjermani, Zvicër, Austri, Francë dhe Itali.
Deri më 10 janar priten të kompletohen listat e shqiptarëve që kanë votuar nga ShBA dhe Kanadaja.
Presidenti Trump dhe KM Kurti janë të bindur që pjestarêt e Diasporës do të kthehen në atdhe me këngë dhe duke festuar— 27 vjet pas përfundimit të luftës çlirimtare.
“Vota nuk mjafton. Duhet kontribut i përditshëm në rindërtimin dhe zhvillimin e vendit.”— ka deklaruar Presidenti Trump.
KM Kurti, dy hapa larg Trumpit, ka folur shkurt duke thënë vetëm një fjalë: “Pajtohem!”
Pas kthimit masiv të Diasporës për të jetuar e kontribuar në Kosovë përgjithmonë, burimet e njëjta kanë informuar që shumë shpejt do të fillohet puna në Planin Trump-Rama, i cili plan do të kthejë 1 milionë shqiptarë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2026-2027.
Mirë se na vjen o Viti i Ri!
Uk Lushi