Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet nga 99,26% të vendvotimeve numëruara, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
KQZ, në faqen e saj njofton se nga votat e numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 49,30%, ose, 429,979 të votave.
Pas saj, radhitet Partia Demokratike e Kosovës si parti e dytë me 21.01%, ose, 183,258 të votave.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë deri më tani 13,59%, ose, 118,490 të votave.
Parti e katërt në këto zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5,68%, ose, 49,571 të votave.
Lista Srpska, ka marrë 4,74%, ose 41,335 të votave.