Urime për fitoren!
Kjo fitore është zëri i qytetarëve dhe, në mënyrë të padiskutueshme, edhe zëri i diasporës sonë.
Mërgata jonë nuk kontribuoi vetëm me fjalë, por me votë, angazhim dhe sakrificë, duke dëshmuar edhe një herë se është shtyllë e fortë e këtij vendi.
Ky kontribut ishte vendimtar dhe kërkon respekt të plotë, jo relativizim.
Fitorja është përgjegjësi e madhe për ne që ta nderojmë besimin me punë të ndershme dhe rezultate konkrete.
Por është edhe mesazh i qartë për opozitën: vullneti i qytetarëve dhe i diasporës duhet respektuar pa asnjë hezitim.
Çdo përpjekje për ta nënçmuar, delegjitimuar apo politizuar votën e mërgatës është e papranueshme dhe dëmton vetë demokracinë.
Diaspora është pasuri kombëtare, jo justifikim për humbje politike.
Zëri i saj është i barabartë dhe i patjetërsueshëm. Këtë realitet duhet ta pranojnë të gjithë.
Kur diaspora flet me votë, atdheu dëgjon me përgjegjësi.
Dr.Shaqir Shala Solothurn CH.