Kësaj radhe takimi ishte me një talent të ri në futboll dhe një emër që premton shumë në të ardhmen sidomos te shqiptarët në kufirin Francez-Zviceran.
Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli kësaj radhe takoi Adem Ademin një djalosh të ri për të cilin na janë paraqitur dhe na është propozuar në kryesinë e Unionit dhe ne në vazhdën e zbulimit të talenteve shfrytëzuam mundësinë dhe kohën për ta vizituar.

Adem Ademi është i lindur në Francë me 17. 11. 2011 dhe ka dy shtetësi atë të Francës dhe Kosovës.
Sipas statistikave që kemi vërejtur te Ademi sipas kryetarit F. Demoli, është një mesfushor në qendër i cili ka një kontroll të jashtëzakonshme të topit. Në fushë cilësohet shpejtësia dhe pasimet shumë të sigurta dhe një sy shqiponje që është dhunti për për këtë djalosh i cili është i lindur për të shënuar gola dhe për të sjellë bashkëlojtarët e tij në lojë.

Ademi si i ri filloi karrierën në US Saint Julien en Genevois në vitin 2017 i cili u tregua futbollist i talentuar dhe në vitin 2019 kaloi në FC Perly Certoux në Gjeneve. Duke qenë i përkëdhelur nga të gjithë dhe trajneri, ai vazhdon edhe sot të jetë pjesë e kësaj ekipe.

Vlen të ceket se vetëm në sezonin e fundit në 9 ndeshje shënoi 7 gola dhe 2 asistime, që sipas trajnerit të tij është lojtar kyç i ekipit.
Stabiliteti i tij fizik në lojë le përshtypje tek ekipi dhe shikuesit me pasimet e sakta, driblimet efektive dhe goditjet e forta në portën e kundërshtarit.
UKSHFZ dhe kryetari Feti Demoli, urojmë për Ademin shumë fat dhe karierë të frytshme