Fatos Halil Geci shpall kandidaturën nga GUXO – VETËVENDOSJE Prishtinë – Një emër i njohur nga familja Geci, e cila ka lënë gjurmë në shqiptari,
Fatos Geci ka hyrë zyrtarisht në garën politike. Fatos Halil Geci ka shpallur kandidaturën e tij përmes një postimi në Facebook, duke u rreshtuar në krah të subjektit GUXO – VETËVENDOSJE. Në deklaratën e tij,
Geci ka theksuar se kandidatura vjen pas një karriere të suksesshme akademike. Ai është përfitues i tre bursave ndërkombëtare në nivel doktorate dhe doktor shkence në fushën e ekonomisë. “Jam i gatshëm të kontribuoj aty ku vendi ka më së shumti nevojë – në zhvillimin ekonomik,” ka shkruar ai. Duke u rritur në një familje të njohur,
Geci ka përmendur edukimin e marrë nga babai i tij, Halil Geci, si udhërrëfyes në ruajtjen e dinjitetit dhe parimeve. “Interesi personal nuk mund të qëndrojë mbi interesin kombëtar,” ka theksuar ai.
Kandidatura e tij pritet të zgjojë interes të madh, jo vetëm për profilin akademik, por edhe për faktin se vjen nga një familje që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në historinë dhe shoqërinë shqiptare.