Gëzim Mekuli shkruan:
Kur një figurë publike përdorë fjalët poshtëruese “A po i lidhë këto kudrat se boll është”, çdo organizatë serioze e mediave do të reagonte menjëherë, pa kalkulim, pa frikë dhe pa konsulta politike.
Por AGK-ja në këtë rast hesht.
Si mund të pretendojë AGK-ja se mbron gazetarët, kur emërimi si “kudra” për gratë dhe vajzat, nuk mjafton as për një reagim?
Me çfarë ftyre del AGK të flasë për barazi, integritet e standarde profesionale?
Nga frika, nga pazaret, apo nga simpatia politike?
Të nderuar lexues,
AGK-ja reagon keq kur një Sami tjetër flet edhe vetëm një fjali, bie fjala Kurteshi, por kur në publik del Samia tjetër, Lushtaku, me gjuhë të ulët seksiste, bëhet e shurdhër.
Atëherë populli pyet:
Me cilin Sami është AGK-ja?
Me atë që gratë e vajzat i quan «Kudra», apo me Samiun tjetër që kritikon propagandën serbe në mediat shqipe?
Një organizatë (AGK) që zgjedh personat e jo parimet, që peshon reagimet sipas interesit, jo sipas shkeljes, nuk është mbrojtëse e gazetarëve e as e fjalës së lirë, është thjesht një zë selektiv, i dobët, i pabesueshëm dhe i dëmshëm për Kosovën.
Nëse AGK-ja nuk është në gjendje të reagojë ndaj një gjuhe kaq brutale ndaj vajzave dhe grave, atëherë pse egziston?
Nuk është mirë me kalkulime: jarana me Lushtakë e armiqë me Kurteshë? Apo jo AGK?