Kryetari i UKSHFZ Feti Demoli takoi Saqip Bajramin në vazhdën e re të zbulimit të talenteve të ri në futboll

SYRI TV

Pas një angazhimi intensiv me Kupën e Kosovës në Diaspore, Feti Demoli kryetar i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër tha se Unioni fillon valën e zbulimit të talenteve të ri të cilët janë paraqitur tek ne.

Ne jemi të angazhuar të organizojmë Kamp stërvitje dhe ndeshje me talentët e grupë moshave të ndryshme që të i mundësojmë afirmimin dhe mbështetjen e tyre dhe të i ofrojmë sa më afër zhvillimin me Trajner profesional nga Kosova në koordinim me FFK dhe me mbështetjen e plotë te Kryetarit të FFK Agim Ademi

Saqip Bajramin e takuam në Klubin e Futbollit FC Kosova nga Gjeneva i cili me krenari mbron ngjyrat e këtij Klubi. Duhet cekur se FC Kosova nga Gjeneva sidomos në këtë sezone është duke korrë suksese në ligën e dyte të pjesës së Gjenevës dhe falë edhe talenteve të tjerë  bashkë me Saqipin në këtë Klub, fituan edhe Kupën e Kosovës në Diasporë në Düsseldorf të Gjermanisë..

Saqip Bajrami është i lindur me 31.07.2006 në një familje të cilët e duan futbollin por ky nga fëmijëria tregoi vullnet më shumë në futboll se familjarët e që mbështetja nuk i mungoi nga prindërit të cilët e regjistruan në grup moshat shkollore në FC City i cili luajti deri në moshën 12 vjeçare.

Pas kësaj moshe 12 vjeç ai më pas në mbështetje të prindërve, shfrytëzoi mundësinë të bashkohet edhe në qendrën elitare të FC Mayren i cili shfrytëzoi rastin të luaj deri në moshën 15 vjeçare.

Me shumë emocione tregonte edhe periudhat e zhvillimit të kohës në fushën e futbollit e që me vëmendje e dëgjonte edhe Kryetari i UKSHFZ Z Feti Demoli i cili bashkë me te përjetonte ndjenjat e një futbollisti kur dihet se edhe ai ka kohë që ka mbrojtur ngjyrat e Klubeve me renome dhe e kuptonte rrugëtimin e një sportisti.

Pas moshës 15 vjeçare Saqip Bajrami filloi një rrugëtim më të pjekur edhe pse me 16 vjet filloi të luaj ndeshjet me kategori më të moshuar në FC City i cili qëndroi gjysmë sezoni për të ju bashkuar pastaj FC Vernier i cili zhvilloi ndeshjet me juniorët për kaluar pastaj te ekipi i parë në ligën e dytë inter-regjionale që i përballoi nivelit të lartë të konkurrimit në ekipe.

Ai thotë se qëllimi ishte të rritet si lojtarë të fitojë edhe më shumë përvojën dhe vetëbesimin  për të arritur edhe më lartë e të dhurojë nga vetja vlerat që i posedon.

Saqipi tani është lojtar aktiv në ekipin e parë të FC Kosova nga Gjeneva dhe me ardhjen e tije sipas Trajnerit, vërehet se ekipi ka stabilitet në mesfushë dhe është për ta admiruar  talentin dhe angazhimin e tije.

I urojmë një  ardhmëri të mirë dhe se Saqipi është i gatshëm të zhvillohet edhe për në ligat më të larta sepse posedon teknikë dhe me shtat lartësinë që ka e dominonë futbollin mirë dhe për çdo kundërshtarë e vështirë të përballet me te.