Kryesia e UKSHFZ drejtë Sllovenisë ku Kosova sot synon suksesin historik në futboll, të gjithë fizikishtë dhe sytë e mendjen në Ljubljanë

SYRI TV

Sot është dita më e rëndësishme e futbollit kosovar.

“Dardanët” do të përballen në Ljubljanës, ndaj Sllovenisë, në një ndeshje që do të dhurojë shpresë dhe spektakël.

Kosovës i duhet vetëm një pikë që ta sigurojë të paktën play-offin, por mund të jetë në garë për vendin e parë, në rast të fitores.

Kujtojmë se ndeshja Slloveni-Kosovë, zhvillohet sonte në stadiumin “Stozice”, në orën 20:45 dhe kryesia e UKSHFZ me kryetarin Feti Demoli dhe nënkryetari Reshit Morina me bashkëlojtar nga FC ILIRIA e Solothurnit gjenden në rrugë drejtë Sllovenisë nga Zvicra.

Si që u shpreh z. Feti Demoli, është ndeshje historike dhe duhet me çdo kusht me përkrah kombëtaren.

I pyetur për biletat nënkryetari Reshit Morina tha se skemi asgja te rezervuara sepse në portalin shitës nuk ka më në shitje por kemi miq atje dhe do te jemi brenda.

Kombëtarja e Kosovës ka nevojë për mbështetje sidomos të publikut dhe sigurishtë edhe bashkëvendasit tanë që jetojnë në Slloveni do të jen aty.

Suksese Kombëtares tonë të Kosovës!