Një hetim nga Prokuroria e Milanos ka nxjerrë në dritë një nga episodet më të errëta të luftës në Bosnje.
Shtetas të pasur italianë dyshohet se paguanin për të shkuar në kodrat mbi Sarajevë gjatë rrethimit të qytetit , ndërmjet viteve 1992 dhe 1996, dhe për të vrarë civilë të pafajshëm në cilësinë e ,,turistëve” snajperistë!
Hetimi ka hapur DOSJE PËR VRASJE të shumfishta të kryera me mizori dhe motive të ultë, duke tronditur opinionin publik italian dhe duke ngritur pyetje mbi indiferencën morale të një pjese të shoqërisë së pasur.
Shkrimtari italian Ezio Gavazzeni, që ka kontribue ne ngritjen e hetimeve , e konsideron këtë çështje shumë personale.
Është shumë personale. Është historia e jetës e cila nxjerrë në dritë një pjesë të shoqërisë që fsheh të vërtetën.
Një shoqëri që jeton me dukjen e krenariae se saje.

Sipas tij, bëhet fjalë për njerëz të pasur dhe me reputacion të lartë, biznesmenë dhe persona me ndikim, që gjatë rrethimit të Sarajevës paguanin për të vrarë civilë të pafajshëm dhe pastaj ktheheshin në jetën normale, të respektuar nga të gjithë.
Ne po flasim për njerëz të pasur, me reputacion, biznesmenë, që gjatë rrethimit të Sarajevës paguanin për të vrarë civilë të pafajshëm.
Ata niseshin nga Triesta për gjuetinë e njerëzve , ku pastaj ktheheshin dhe vazhdonin jetën e tyre normale, të respektuar nga të gjithë.
Njerëz që kishin pasion armët, që e shfrytëzonin atë, që preferonin të shkonin në gjumë me armën pranë, me para në dispozicion dhe kontaktet e duhura midis Italisë dhe Serbisë.
Shkrimtari Gavazzeni ka mbledhur shumë prova për të mbështetur kallëzimin e tij në prokurori.

Andaj Prokuroria Italiane është e detyruarë ne fillimin e grumbullimit te dosjeve kundër atyre vrasësve ,,gjuetarë”.
Përndrysh ne Itali ka pase pak reagime ndaj këtyre vrasësve , por meqenese ka kalue nje kohe e gjate ,dhe nderkohe pritet sensiblizimi i shoqërisë Italiane ne demaskimin e ketyre vrasësve pa ndjenja njerërëzore.
Ps Une dhe permes emailit kam kontaktue shkrimtarin Gavazzeni për një takim, dhe prese qe ta takoje ne Itali , ku sigurisht do te kem qasje ma shumë rrethe kesaj ngjarje te paparapare deri më sot.
Prishtinë
12.11.2025
I.Salihu
gazetar hulumtues