Shkruan: Saim Tahiraj – Bashkëluftëtari i Sali Çekaj
Kthim në vendin e krimit, aty ku filloj vrasja e Lirisë ndër-shqiptarë, në kryeqytetin e Shqiptarisë, në Tiranën tonë të dashur!
Filloj me vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi dhe kush e di ku përfundoj?!!!
U protestua me moton drejtësi dhe liri dhe për „ÇLIRIMTARËT“ e në fakt u protestua kundër drejtësisë.
Si nuk ju shkoj ndërmend këtyre që kërkojnë drejtësi të protestohet duke kërkuar drejtësi për Ministrin Ahmet Krasniqi,për Ali Ukën, për Sadri Ramçaj, për Ilir Konushefcin e shumë të tjerë?
Ata u vranë mu aty ku ju protestuat sot dhe gjetiu, për të vazhduar më tutje?
Nuk ka drejtësi selektive, ajo duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, por te shqiptaret peshorja e drejtësisë është në duart e të fortit e jo te gjykatat.
Bota po na shikon e befasuar dhe po pyet, cila është diagnoza e saktë e shqiptarëve?
Çfarë është kjo çmenduri kundër Gjykatës Speciale në Hagë?
Kujt po i pengon vendosja e drejtësisë aq shumë e pritur nga familjarët e viktimave?
Vallë a mos priten edhe arrestime të reja dhe e kanë hallin e tyre e jo të atyre që janë në Hagë?!!
Një dreç i madh është në këtë mes, hajr Zoti e bëftë.