Klan Kosova 24 orë, 7 ditë në javë, 30 ditë në muaj prodhon program politikë kundër institucioneve të shtetit

SYRI TV

Nëse e shikojmë dhe vlerësojmë nga aspekti i anës teknike, skemës programore, dizajnit, skenografisë, stafit teknik dhe gjitha resurset tjera njerëzore, Klan Kosova radhitet në rangun e Televizioneve me renome të nivelit botërorë !

E nëse këtë Televizion me Frekuencë Nacionale në Kosovë e vlerësojmë profesionalisht duke ju përmbajtur etikës dhe kodeksit të gazetarisë, vijmë në përfundim se Politika Redaktuese

e këtij Televizioni është në kundërshtim me vlerat dhe qëllimin e Medias për informim të

interesit publik, ashtu edhe interesit kombëtarë!

Si është e mundur një Televizion i këtij kalibri 24 orë në ditë, 7 dita të javës, 30 dita të muajit prodhon program televiziv me politikë redaktuese kundër institucioneve të shtetit dhe bartësve udhëheqës të shtyllave të shtetit

Aq sa e llogaris veten që jam profesionist i kësaj veprimtarie, me 23 vite përvojë në menaxhim të një Mediumi në gjuhën shqipe dhe si themelues i dy Mediumeve të Luftërave Çlirimtare, mendoj dhe dyshoj se Klan Kosova po e kryen «punën e dreqit» në llogari të dikujt, ose për interesa personale ose ka ndonjë siklet !

Qofsha i gabuar në vlerësimin tim!!

(4) Facebook