Ramabaja: Edi Rama, Lista Serbe dhe Beogradi duan ta kthejnë opozitën në pushtet

SYRI TV

Sipas Sadri Ramabajës, opozita në Kosovë e ka reduktuar tërë veprimtarinë e saj politike në një kauzë të vetme – rikthimin në pushtet. Këtij qëllimi, thotë ai, po i japin mbështetje edhe Tirana zyrtare dhe Beogradi përmes Listës Serbe, e cila prej themelimit ka shërbyer si instrument i Serbisë për të ndikuar në jetën politike të Kosovës.

Ramabaja vlerëson se kjo qasje është e rrezikshme për Kosovën, pasi opozita nuk ofron alternativa reale, por përpiqet të kthejë në lojë elitën e vjetër politike. Me dobësimin e Listës Serbe, opozita ka humbur një nga mjetet kryesore të presionit dhe është detyruar të mbështetet vetëm në sulme ndaj qeverisë Kurti, gjë që sipas autorit e ka dobësuar edhe më shumë politikisht./Kosova ime