Kryesia e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër në përbërje të Kryetarit z. Feti Demoli, z. Kryetarit Reshit Morina dhe sekretarit Musli Saiti vizituan Klubin e Futbollit në Gjeneve FC Kosova e cila është edhe fituese e Kupës së Unionit në Zvicër për Super Kupën Kosovë Diasporë.
FC Kosova garon në ligën e dytë në Gjenevë dhe ka një traditë shumë vjeçare atëherë kur grupet e adhuruesit e futbollit tuboheshin dhe zhvillonin lojën e tyre në stadiume të ndryshme te Gjenevës.
Pasi vërejtën se është një grup i djelmoshave të viteve 96/7 që luajnë vërtetë mirë futboll dhe e duan me shpirte e që menduan edhe më larg sidomos të ardhmen e fëmijëve të tyre, filluan bisedimet dhe kërkonin zgjidhje për të formuar një klub futbolli.
Në fillim të vitit 1998 këta djelmosha falë dëshirës së flakët për futboll dhe përgatitjeve të duhura të dokumentacionit që atëherë kërkohej, ja arritën dhe festuan bashke me gjithë komunitetin shqiptarë.
Pra, klubi FC Kosova Gjeneve u themelua në vitin 1998. Presidenti i parë i klubit ishte Besim Jahija dhe me kalimin e kohës, shumë bashkatdhetarë u bënë pjesë e kësaj nisme dhe kontribuuan në zhvillimin e klubit.
Përkrah vështirësive por me vullnet të përbashkët u themelua Klubin për ta trashëguar shumë breza duke ju falënderuar kryetarit të parë Besim Jahija dhe kryesia, Burim Jahija, Halil Rrahmani, Hisen Bilalli, Fadil Haliti, Nexhat Xhymshiti dhe shumë të tjerë.
Falë përkushtimit dhe punës së tyre, klubi mori hapat e parë me formimin e ekipit duke u zhvilluar çdo vit më shumë në të mirën dhe bashkimine brezave të ri shqiptar në Gjenevë.
Sot, brezi i ri ka marrë përsipër të vazhdojë këtë rrugëtim, duke ruajtur trashëgiminë dhe duke e forcuar më tej identitetin e FC Kosova Gjeneve.
Ishte një historik i shkurtër që tani kryetari i klubit Fisnik Buci na rrëfeu kryesisë së unionit duke i falënderuar themeluesve lojtarëve dhe deri tani te kryesia e re që tani klubi gëzon këtë respekt tek gjitha komunitetet në Gjenevë e në veçanti tek shqiptarët.
Pas vëzhgimit të ndeshjes që kishin me ekipin kundërshtarë, ishim të befasuar me djelmoshat në teren të cilët ishin mysafir por luajtën futboll të shkëlqyer mbresëlënës duke dhënë një mesazh të qartë për çdo ekip kundërshtare se janë të organizuar bashke me trajnerin fuqiplotë,
Pas ndeshjes shkuam në restorantin e shqiptarit nga Vitia e që është edhe sponsor i FC Kosova dhe gazetari i mirënjohur nga Le Cantone 27 Nefail Maliqi, aty darkuam dhe biseduam për rrjedhën e Unionit dhe të Klubit FC Kosova që është edhe fituese e Kupës së Unionit 2025 për super Kupën Kosovë Diasporë.
Të pranishëm ishin figura kontribuuese të klubit FC Kosova dhe Kryesia e re që më pastaj ishte tema e gjysmëfinales së Kupës së Kosovë Diasporë mes FC Kosova Gjeneve dhe FC Kosova nga Düsseldorf në Gjermani.
Kryetari i UKSHFZ. Z. Feti Demoli i falënderoi te gjithë stafin e FC Kosova për bashkëpunimin me Unionin dhe mikpritjen e ngrohtë bujare i cili në emër te Unionit i uroi suksese FC Kosovës dhe ndër të tjera tha se ju jeni rinia shqiptare e vetëdijesuar këtu në Zvicër të cilët duan sportin, bashkëpunimin korrektësinë dhe nderin. Kështu ndjehem te çdo Klub të Futbollit shqiptar në Zvicër i vlerësuar dhe unë premtoj që në mundësitë e Unionit bashkë me FFK dhe Z. Agim Ademi dhe në mbështetjen e MPJD do të mundohemi për rrjetëzime në të mirën e Klubeve për rininë avancim më të mirë.
Po ashtu edhe kryetari i FC Kosova z. Fisnik Buci e falënderoi kryetarin Feti Demoli dhe kryesinë e Unionit për vizitën dhe premtoi që FC Kosova mbetet besnike dhe shumë e afërt me Unionin në të ardhmen sepse vërej punën angazhimin dhe sinqeritetin në punë.