Për herë të parë në histori, veshjet tradicionale shqiptare marshuan në Trachten- und Schützenzug në kuadër të Oktoberfest

SYRI TV
🇽🇰🇦🇱 Për herë të parë në histori, veshjet tradicionale shqiptare marshuan në Trachten- und Schützenzug në kuadër të Oktoberfest, një nga festat më të njohura dhe më të mëdha në botë. Në mesin e 9000 marshuesve nga e gjithë Europa, këtë vit nuk munguan as veshjet tradicionale shqiptare, duke treguar pasurinë dhe bukurinë e trashëgimisë tonë kulturore.
Ky sukses i jashtëzakonshëm nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e shoqatës “Iliria München”, e cila me punën e saj të palodhur ka ruajtur dhe promovuar kulturën dhe kostumet tradicionale shqiptare, si dhe pa mbështetjen e fuqishme të Republikës së Kosovës, që e bëri këtë prezantim të mundshëm në një event ndërkombëtar.
Me krenari dhe emocion të jashtëzakonshëm marshuan së bashku me pjesëmarrësit edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih dhe Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë gjithashtu të veshur me kostumet tona tradicionale
duke treguar lidhjen e fortë me traditën tonë.
Veshjet e Rugovës, Drenicës, pastaj veshja e katunit por edhe veshja karakteristike e Hasit dhe xhubeleta u prezantuan me madhështinë e tyre, duke reflektuar historinë, artin dhe identitetin e pasur shqiptar.
Ky marshim nuk ishte vetëm një paradë, ishte një mesazh krenarie dhe identiteti për botën: kultura shqiptare është e gjallë, e bukur dhe e denjë për t’u admiruar.
Një moment historik, një krenari kombëtare që do të mbahet mend!
🇩🇪 Zum ersten Mal marschierten albanische Trachten beim Trachten- und Schützenzug des Oktoberfests. Unter 9.000 Teilnehmern aus ganz Europa zeigten sie die Schönheit und Vielfalt unseres Kulturerbes.
Mit Stolz präsentierten auch unser 🇽🇰 Generalkonsul und die Generalkonsulin Albaniens unsere traditionellen Kostüme.
Ein historischer Moment voller Stolz und kultureller Identität!
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih