Ishte më shumë festë e të gjithë shqiptarëve se sa ndeshje futbolli që ishte aq mirë e organizuar nga i gjithë stafi i FC Prishtina në kryeqytetin Helvetik Bern.
Para fillimit të ndeshjes që në hyrje shihej një organizim tejet i kompletuar dhe një ndryshim i infrastrukturës tejet profesional nga udhëheqësia e klubit.
Në hyrje u mirëpritëm nga Enver Qorraj i cili me buzëqeshje tha se mezi presim që të figurojë ora 19 për fillimin e ndeshjes pasi që përgatitja është e mirë nga i gjithë stafi i klubit duke përfshirë edhe themeluesit e parë e gjer te udhëheqësia e re që me shume sukses menaxhon klubin.
Brenda stadiumit ishin të ndare hyrjet dhe vendet e tifozëve të FC Sionit cilët një numër i madh prej tyre u befasuan me mikpritjen e FC Prishtina që nuk e kishin llogaritur ata se çdo njëri nga tifozët do të shpërblehen me nga një pije falas. Në mesin e tifozëve të FC Sionit shihej edhe presidenti i klubit të tyre Christian Constantin që kishte ardhur ta përcjellë ndeshjen .
Tek pjesa e ndarë të FC Prishtina për të ftuarit, prezent ishin Ambasadori i Kosovës në Zvicër z. Mentor Latifi, kryesia e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër me Kryetarin z. Feti Demoli, nënkryetari Reshit Morina dhe drejtori TV Syri dhe sekretar i UKSHFZ z. Musli Saiti, Referi i mirënjohur shqiptar z. Bekim Zogaj dhe shume të tjerë. Kryesia e FC Prshtina i shoqëronin mysafirët si Gazmend Tetaj drejtor sportiv i Prishtina Bern, kryetari i Klubit Bujar Mehmeti, antari kryesisë Enver Qorraj dhe veterani Rexhep Mustafa e të tjerë.
Sipas bisedave me kryesinë e FC Prishtina para ndeshjes, kryetari Bujar Mehmeti tha se është sukses i klubit qe kemi arritur të garojmë në ligën e parë. Ne presim edhe më shumë në të ardhmen pasi qe kemi një ekip të mire dhe jemi mire te organizuar dhe te mbështetur nga bashkatdhetarët dhe bizneset.
Po ashtu edhe kryetari i dytë i FC Prishtina Jeton Tolaj tha se jemi në një fazë tejet kulminante me klubin dhe shpresojmë që të arrijmë edhe më lartë nëse ecim me hapa të sigurtë me këtë ekip që kemi.
Nenkryetari Orhan Demiri ishte tejet i lumtur dhe na falenderoj për prezencën tonë dhe të gjith¨të pranishmit sot por, duhet falenderuar edhe te gjithe tifozët që na mbështesin në çdo ndeshje. Faleminderit të gjithëve…!
Gazmend Tetaj drejtor sportiv i FC Prishtina tha se është moment i rëndësishëm historik dhe çdo gjë është e mundur në Bodenweid. Kemi një ekip të mirë dhe të përgatitur fizikisht dhe teknikisht e ky është një shanse shpresoj do të kemi edhe fat. Përveç shqiptarëve, ne kemi edhe zviceranë dhe lojtarë të nacionaliteteve tjera dhe harmoni në ekip.
Rexhep Mustafa një veteran dhe ndër themeluesit e FC Prishtina tha se nuk ka menduar atëherë në vitet e 90-ta që sot të jetë kjo ditë e që po ky klub sot të garoje me një klub të super ligës si që është FC Sioni. Ky shans u arrit duke falënderuar të gjithëve e në veçanti kryesinë dhe rinise tonë shqiptare të cilët me sukses të madh tregojnë kulturën dhe jetën tonë shqiptare në Zvicër.
Për mysafiret e ftuar kujdesej edhe Enver Qorraj i cili me shume emocione dhe gëzim të pa përshkruar përshëndetej me mysafiret duke falënderuar për nderin respektin dhe mirëseardhjen sot tek FC Prishtina.
Ambasadori i Kosovës në Zvicër z. Mentor Latifi tha se sporti është shumë i rëndësishëm sepse krijon ura të reja gjithandej dhe kjo rini e jonë janë bashkë rrëfyesit dhe pasqyra e kombit tonë prandaj duhet mbështetur. E përgëzoj klubin e Futbollit FC Prishtina për ketë arritje dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen.
Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli në prononcimin e tij tha se falënderon Federatën e Futbollit Zviceran që pa dallim japin mundësinë të gjithë klubeve të garojnë dhe të arrijnë qëllimet e tyre e kjo tregon qartë edhe reprezentacioni i Zvicrës ku lulëzojnë shqiptarët.
Të luash në ligën e parë të Zvicrës është sukses tejet i madh sepse është rang i 4 i më të mirëve dhe shpresojmë që FC Prishtina te luaj sot mirë dhe le të fitojë më i miri.
Ndër të tjerat tha se me vëmendje jemi duke i përcjellë të gjitha Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër të cilët çdo vit kanë ndryshime pozitive në rangun e ligave të ndryshme në Zvicër. Ne si Union po ashtu jemi edhe në vëzhgim të talenteve te ri për ti ndihmuar për një të ardhme më të mirë.
Edhe elitari i referëve të futbollit në Zvicer Bekim Zogaj tha se disiplina të klubet e futbollit shqiptar në Zvicër nuk dallon nga klubet tjera të Zvicrës. Prandaj edhe shqiptaret dinë të respektojnë dhe organizohen si të gjithë popujt e tjerë në Evrope. Prandaj sukseset çdo vit janë më të mira dhe kjo tregon se ne dimë të luajmë futboll edhe Zvicra na është falënderuese për kontributin tone sidomos në reprezentacionin e Zvicrës.
Në orën 19 filloi ndeshja dhe shikuesit brohoritnin në mbështetje Prishtina Prishtina për ta përkrahur dhe motivuar edhe më shumë ekipin e tyre kur dihej se vërtetë ju nevojitet edhe fuqia e lojtarit të dymbëdhjetë.
Pjesa e parë në minutën e 6 FC Prishtina ishte shumë afër avancimit kur pas një gjuajtje nga 16 metër sa që nuk qëlloi portën. Ekipi i FC Sion vërejtën se kanë të luajnë me një ekipe mirë të përgatitur dhe ndryshuan pak stilin e lojës që ju solli edhe golin në minutën e 8-të ndeshjes përmes Josias Lukembila.
Në pjesën e dytë FC Prishtina filloi furishëm të sulmojë por fati si duket ishte në anën e Sionit dhe nuk u realizuan shanset për ta barazuar rezultatin. Në minutën e 88 nga një sulm ku nuk pritej shumë nga Sioni, mysafirët shënuan edhe golin e dytë përmes Liam Schipperfield që ishte edhe definitive fundi i ndeshjes si për lojtarët dhe për tifozët e Prishtinës se ky është sport dhe loja është e humbur.
Duhet cekur se gjatë gjithë ndeshjes ishte shumë lojë e balancuar mes ekipeve dhe kompliment shkon për FC Prishtina të cilët në asnjë çast nuk tregonin lodhje dhe fakti që ishin mirë të përgatitur sulmonin pa ndërpre por fati ishte në anën e Sionit dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2 me zero në të mirën e Sionit.