Hapet shkolla e pare shqipe ne France. Tahiri: E nisem ne Gaillard, do vazhdojme deri ne Lille…

SYRI TV

Viti i ri shkollor ne France sivjet nisi jo vetem per nxenesit francezë,  por edhe per femijet shqiptare ne kete vend te banuar me mbi 120.000 shqiptare, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

“Të nderuar prindër, dashamirës të gjuhës shqipe dhe nxënës. Faleminderim për pjesëmarrjen në hapjen e Shkollës Shqipe ne France..” tha fillimisht z.Tahir Shabani, themelues i Shkollës Shqipe, njeherit kryetar i institutit për bashkëpunim dhe zhvillim si dhe ambassdor ler Paqe

Me zemër të mbushur mirënjohjeje, dëshirojmë t’ju falënderojmë për prezencën tuaj në ceremoninë e hapjes së vitit të ri shkollor në Shkollën Shqipe . Pjesëmarrja juaj bëri që kjo ditë e veçantë të jetë edhe më e gëzuar dhe frymëzuese për fëmijët dhe komunitetin tonë.

Falënderime per angazhimin dhe kontributin per haphen e shkolles shqipe ne France i takon z.Antoine Blouin, Kryetar i Komunës së Gaillard-it, për praninë e tij zyrtare dhe për mbështetjen e vazhdueshme së bashku me kryesinë e këshillit bashkiak, pastaj Dr. Ryve Ramosaj Mulaj Dermatologe, humaniste me komunitetin shqiptar në Gjenevë dhe Ambasadore e paqes, Prof Sadie Shemsedini Jusufi, për kontributin e saj të vyer në edukimin e brezit të ri.

Mbështetja dhe përkushtimi juaj ndaj ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqipe tek brezi i ri janë një shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë dhe angazhimit për rrënjët tona. Së bashku, vazhdojmë të ndërtojmë një mjedis ku fëmijët tanë lidhen me identitetin dhe traditat e tyre shqiptare.

«Faleminderit që ishit pjesë e këtij fillimi të mbarë dhe që na motivuat për një vit shkollor të suksesshëm, plot aktivitete kulturore dhe momente të paharrueshme… » tha ne fund z.Tahiri.