Nis projekti i futbollit për talent të rinj shqiptar në Zvicër

SYRI TV

Ndër vite Unioni ( UKSHFZ ) në bashkëpunim me FFK është munduar të rrisë dhe të zgjerojë sektorin e futbollistëve me të rinjtë edhe në Zvicër me synimin e qartë për të rritur nivelin e kombëtareve. Për herë të parë nisim një punë me shumë përgjegjësi në shërbim për të gjithë lojtarët shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Është me rëndësi për gjeneratat e reja duke ju dhënë mundësinë për të treguar vlerat e tyre dhe për të qenë në listën e atyre që mund t’u bashkohen në të ardhmen kombëtareve të moshave e më pas pse jo edhe Kombëtares A.

Sot takuam Ammar Zubaki portier 14 vjeçar i cili është në FC Bern kategorinë C Promotion të Juniorëve i cili me shumë entuziazëm dëshiron të shfrytëzojë në maksimum talentin e tijë si portier i parë i ekipit FC Bern.

Ammari është i lindur ne Kosovë dhe në moshën 4 vjeçare ka ardhur në Zvicër tek familja e cila jeton dhe vepron në Kryeqytetin Helvetik  Bern. Trajneri i tijë është shprehur tejet i kënaqur duke thënë se me potencialin që ka Ammari premton shumë në të ardhmen.

Si talent që është i mishëruar me futbollin dhe portën të cilën e mbron, ai ndër të tjera me shumë butësi dhe në buzëqeshje tha se e dua vendlindjen dhe kur të rritem ndoshta jam edhe unë pjesë e kombëtares.

Hapat e parë në futboll filloi tek FC Prishtina në Bern e me pastaj  u transferua tek FC Berni i cili premton shumë dhe ka synimet e caktuara që nga tani kur të rritet te perfaqesiojë kombëtaren e Kosovës.

Prindërit dhe vëllezërit shprehen se do ta mbështesin Ammarin që vërtetë të arrij suksesin që ai e meriton, kurse e vetmja gjë është urojmë të mos ka lëndime.

Nën përkujdesjen e përgjegjësit të këtij projekti në marrëveshje me Kryetarin e FFK z. Agim Ademi, Kryetari i UKSHFZ z.Feti Demoli, do të jetë nën vëzhgimin dhe i angazhuar për fillimin fazës së zhvillimit të tubimit të futbollistëve të ri që do të jenë pjesë e projektit për kampin e talenteve me të rinjtë.

“Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë është kënaqësi që pas pushimit verore jemi kthyer sërish dhe përkrah Klubeve Shqiptare në Zvicër do të punojmë edhe me futbollistët e së ardhmes.

Gjatë këtyre ditëve me stafin jemi tejet të angazhuar në këtë projekt sepse duhet të jemi edhe  nëpër regjione pasi që interesimi i  moshave të reja janë tejet të interesuar të jen pjesë e kampit me talent të ri  nën përkujdesjen e prindëve e që do të vëzhgohen nga Trajner nga Kosova që do të vin enkas ne kamp për një përzgjedhje dhe mbështetje të talentëve në futboll tha Kryetari Demoli.