Ndër vite Unioni ( UKSHFZ ) ne bashkëpunim me FFK është munduar të rrisë dhe të zgjerojë sektorin e futbollistëve me të rinjtë edhe në Zvicër me synimin e qartë për të rritur nivelin e kombëtareve. Për herë të parë nisim një punë me shumë me përgjegjësi
për të gjithë lojtarët shqiptarë që jetojnë në Zvicër, për t’u dhënë mundësinë për të treguar vlerat e tyre dhe për të qenë në listën e atyre që mund t’u bashkohen në të ardhmen kombëtareve të moshave e më pas pse jo dhe Kombëtares A.
Sot takuam Ammar Zubaki portier 14 vjeçar i cili eshët ne FC Bern kategorinë C te Juniorëve i cili me shumë entuziazëm dhe tejet i talentuar është portier i parë i ekipit FC Bern.
Ammari është i lindur ne Kosovë, ne moshën 4 vjeçare ka ardhur ne Zvicër tek familja e cila jeton dh vepron ne Kryeqytetin Helvetik Bern. Edhe Trajneri i tij është shprehur i kënaqur duke thënë se me potencialin që ka Ammari premton shumë në të ardhmen.
Si talent që është i mishëruar me futbollin dhe portën të cilën e mbron, ai ndër të tjera me shumë butësi dhe në buzëqeshje tha se e dua vendlindjen dhe kur të rritem ndoshta jam edhe unë pjesë e kombëtares.
Hapat e pare ne futboll filloi tek FC Prishtina në Bern e me pastaj u transferua tek FC Berni i cili premton shumë dhe ka synimet e caktuara qe nga tani kur të rritet te perfaqesioje kombëtaren e Kosoves.
Prindërit dhe vëllezërit shprehen se do ta mbështesin Ammarin që vërtetë të arrij suksesin që ai e meriton, kurse e vetmja gjë është urojmë të mos ka lëndime.
Nën përkujdesjen e përgjegjësit të këtij projekti në marrëveshje me Kryetarin e FFK z. Agim Ademi, Kryetari i UKSHFZ z.Feti Demoli, do të jetë nën vëzhgimin dhe i angazhuar për fillimin fazës së zhvillimit të tubimit të futbollistëve të ri që do të jenë pjesë e projektit për kampin e talenteve me të rinjtë.
“Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë është kënaqësi që pas pushimit verore jemi kthyer sërish dhe përkrah Klubeve Shqiptare në Zvicër do të punojmë edhe me futbollistët e së ardhmes.
Gjatë këtyre ditëve me stafin jemi tejet të angazhuar në këtë projekt sepse duhet të jemi edhe nëpër regjione pasi që interesimi i moshave të reja janë tejet të interesuar të jen pjesë e kampit me talent të ri nën përkujdesjen e prindëve tha Kryetari Demoli.