Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli në ambientet e FFK takoi Kryetarin z. Agim Ademi

SYRI TV

Në kuadër të vizitave në vendlindje, kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli në selinë e FFK takoi kryetarin z. Agim Ademi dhe përfaqësuesit e futbollit të Kosovës.

Bashkë me nënkryetarin Reshit Morina biseduan për futbollin e sidomos  për klubet e futbollit dhe avancimin e sportit shqiptarë në Zvicër.

Duke marrë parasysh se klubet aktive të futbollit shqiptar në Zvicër janë 25 dhe kanë një arritje të tejet të mirë, ato kërkojnë më shumë mbështetje nga instancat e shtetit e në veçanti nga FFK dhe MPJD.

Kryetari Demoli falënderoj kryetarin z. Agim Ademi për gatishmërinë në projektet e reja të cilat UKSHFZ tani me në mandatin e ri me kryesi të re ka për qëllim avancimin edhe më të madh rreth organizimit të projektit të ri me klubet e futbollit shqiptar në Zvicër.

Ai po ashtu potencoi se në mandatin e kaluar sidomos pas pandemisë ka filluar një situatë e re me UKSHFZ duke zhvilluar me shume suksese katër Kupa të UNIONIT e çka nuk ka qenë edhe e lehtë kur dihet se kërkohet angazhim dhe mbështetje si për Unionin e po ashtu edhe për klubet e futbollit shqiptar. Ai po ashtu theksoi se falë angazhimit të kryesisë së UKSHFZ dhe punës së pa rezervë, Unioni ka treguar se është në rrugë të mirë dhe se ka hapësirë organizative shumë të nevojshme për të arritur aty ku edhe është synimi i Unionit.

Kryetari Demoli falënderoi  Kryetarin Ademi që në mandatin e kaluar nuk ka munguar asnjëherë në Kupën e Unionit për Super Kupën Kosovë Diaspore, e po ashtu edhe përfaqësuesit e MPJD për gatishmërinë dhe mbështetjen por edhe me dhe praninë e tyre që të gjithë së bashku investuam të mundurën e që në mandatin e dytë janë qëllime dhe synime të disa ndryshimeve në zhvillimin e Kupës.

Kryetari i FFK z. Agim Ademi falënderoi për punën tejet të madhe që Unioni është duke zhvilluar në Zvicër si që edhe ai vetë potencoi për Klubet shqiptare në Zvicër që garojnë në liga të futbollit në Zvicër duke marrë parasysh si: FC Kosova nga Cyrihu, FC Prishtina nga Berni, FC Besa nga Biel Bienne dhe klubet e tjera në liga të ndryshme të tjerat që na bëjnë krenar shqiptarëve gjithandej e në veçanti  në Zvicër.

Kjo tregon se me punë, angazhim dhe mbështetje institucionale edhe Klubet shqiptare në Zvicër një ditë  të i shohim edhe në garat më të larta Evropiane.