Në një moment të rrallë bashkimi mes spektrit të majtë dhe të djathtë politik në Gjermani, eurodeputetët gjermanë kanë ngritur me forcë alarmin për gjendjen në Shqipëri, duke e përshkruar si një shtet mafioz dhe regjim kleptokratik.
Gjatë një debati në Parlamentin Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor, eurodeputeti gjerman Dr. Alexander Sell mbajti një fjalim të fortë, ku i kërkoi Ursula von der Leyen llogari për mbështetjen që Komisioni Europian i jep qeverisë së Edi Ramës. “Pse duhet tatimpaguesit gjermanë të financojnë jetën luksoze të politikanëve shqiptarë, që sundojnë vendin përmes korrupsionit dhe klientelizmit?” – pyeti ai me tone të ashpra.
Sell denoncoi edhe dështimin e Brukselit për të parë realitetin në terren, ku – sipas tij – qeverisja në Shqipëri është kapur nga një elitë e vogël që pasurohet përmes fondeve europiane dhe abuzimeve me pushtetin.
“1 mld euro do i japë Von der Leyen qeverisë së Shqipërisë, Partisë Socialiste. Zgjedhjet e majit patën shumë pak të bënin me demokracinë.
Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vezhguesit nderkombetare kritikuan blerjen masive të votës, liria e shtypit thuajse nuk ekziston, dhe Tik-Tok u mbyll gjatë fushatës.
Nga pikëpamja ekonomike, Shqipëria përfitimet kryesore i ka nga trafiku ndërkombëtar i droges.
Mafia shqiptare kontrollon me brutalitet ekstrem trafikun e kokainës dhe marihuanës në mbarë Evropën. Shumë miliarda vërshojnë çdo vit në Tiranë.
Qiellgërvishtëset dhe pallate prej xhami mbijnë nga toka, njesoj si në Dubai.
Qeveria ka pjesën e saj në këtë biznes, korrupsioni eshtë i gjithëpërhapur aq sa edhe fondacioni Rosa Luksemburg i partisë së majtë gjermane, flet për (citoj) “një kontroll kleptokratik të shtetit nga ana e Partisë Socialiste”.
Ekspertët, për këtë arsye e quajne Shqipërine “Mafia shtet”, “Kolumbia e Evropës”.
Ky është vendi që Ursula von der Leyen do ta antarësojë në Bashkimin Evropian.
Unë pyes:
Çfarë perfitojnë qytetarët tanë prej kësaj? Përse duhet që qytetarët gjermanë të financojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar dhe bosëve të mafias në Shqipëri?
Këtë nuk do ta lejojmë!
Ne i themi JO antarësimit në BE të Shqipërisë.
Ne i themi JO këtij komisioni”, është shprehur eurodeputeti i AfD-së, Alexander Sell.
Kjo deklaratë nuk është e para që vjen nga Bundestagu apo Parlamenti Europian, por është ndër të rrallat ku të dy krahët politikë gjermanë flasin njëzëri, duke e konsideruar Shqipërinë një model të dështuar të sundimit të ligjit në rajon.
Gjermania i kërkon llogari Brukselit: Pse po financoni luksin e qeverisë shqiptare? – Kreu