Kosova U19 në hendboll arrin suksesin më të madh në nivel evropian

SYRI TV
Vajzat e Kombëtares U19 në hendboll kanë arritur suksesin më të madh nga të gjitha grupmoshat në sportin e hendbollit në nivel të kampionateve evropiane.
Hendbollistet tona zunë vendin e pestë në Divizionin B, në Evropianin që u mbajt në Gjeorgji.
Kosova e mbylli Kampionatin me katër fitore e dy humbje. Sot mundën Luksemburgun, ndërsa dje Izraelin. Në fazën grupore fituan ndaj Bullgarisë e Gjeorgjisë, ndërsa humbjet e vetme i pësuan nga Ukraina e Sllovakia, të cilat u takuan në finale.
KOK përgëzon FHK-në dhe kombëtaren për sukesin e arritur.