Në një mbrëmje të mbushur me emocione në AXA/ARENA të Winterthurit, boksieri shqiptar Mersim Zeqiri ka siguruar fitoren e tij të tetë radhazi, duke mposhtur Omrri Bolivarin me nokaut teknik (TKO) në raundin e katërt.
Pas provokimit në matjen zyrtare, Zeqiri e dëshmoi fuqinë e tij në ring, duke dominuar me performancë të shkëlqyer dhe duke e detyruar gjyqtarin të ndalë meçin. Ky rezultat e afron atë më shumë drejt objektivit të tij për t’u renditur në Top 140 të boksit profesionist.
“Tifozët shqiptarë dhe zviceran e meritojnë këtë fitore! Ishte një luftë e fortë, por e dija që do të triumfoja,” u shpreh Zeqiri pas ndeshjes.
Ky sukses e hap rrugën për sfidën e radhës në tetor, ku Zeqiri synon titullin WBF Intercontinental në Uster, Zvicër.
#IllyrianFightNight #MersimZeqiri #TKO #Victory