SI DO TË DUKET REPUBLIKA TURKE NE VITIN 2028

SYRI TV
A DO TE KANDIDOJE PRESIDENTI ERDOGAN PRAP PËR POSTIN E PRESIDNTIT ?!
Turqia është një demokraci përfaqësuese presidenciale dhe një republikë kushtetuese me një sistem shumëpartiak pluralist në të cilin presidenti (kreu i shtetit dhe i qeverisë), parlamenti dhe gjyqësori ndajnë pushtetet e rezervuara për qeverinë kombëtare.
Në mars te ketije viti , vala më e madhe e protestave në më shumë se dhjetë vjet përfshiu Turqinë.
Qindra mijëra njerëz nxorën zemërimin e tyre në rrugë pasi aparati qeverisës i Presidentit Erdoganit arrestoi kryetarin e bashkisë së Stambollit, tashmë të larguar , Ekrem İmamoğlu.
Kryetari İmamoğlu konsiderohej shpresa më e fortë e partisë opozitare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Këto sulme masive ndaj shoqërisë civile nuk janë incidente të izoluara.
Qeveria turke ka kohë që synon sistematikisht dhe në mënyrë të paligjshme gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët politikë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, të arrestuarit përfshijnë kreun e departamentit të sigurisë së Imamoğlu dhe zyrtarë të lartë nga departamentet e infrastrukturës dhe qeverisjes vendore.
Ne faqen zyrtare te Prokurorise shtetrore turke nxora vetem keto arsyetime :
Arrestimet lidhen me «parregullsi».
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme. Më shumë se 20 punonjës të qytetit u arrestuan vetëm të martën.
Arrestimi konsiderohet i motivuar politikisht. Imamoğlu u arrestua më 19 mars dhe një gjykatë urdhëroi paraburgimin e tij menjëherë pas kësaj. Zyra e prokurorit publik akuzon politikanin e CHP dhe të tjerë për udhëheqjen e një organizate kriminale dhe për ryshfet, mashtrim dhe manipulim të tenderëve ,mirëpo sipas organizatave vendore dhe nderkombëtare për te drejrat e njeriut keto jan vetem ,,fraza” te pushtetmbajtësve ne Ankara.
Arrestimi i tij shihet gjerësisht si i motivuar politikisht, megjithëse qeveria këmbëngul që gjyqësori turk vepron në mënyrë të pavarur dhe të lirë nga ndikimi politik!
Arrestimi i tij shkaktoi një valë protestash në Turqi.
Platforma sociale X kufizon aksesin në llogarinë e përdoruesit të Imamoğlu.
Kryetari i rrëzuar i bashkisë konsiderohet rivali më i madh politik i brendshëm i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Imamoglu para organeve te hetuesisë kategorikisht mohoi akuzat.
Ndërsa ishte në burg, ai u nominua si kandidat presidencial i Partisë së tij Republikane Popullore (CHP).
Autoritetet e justifikuan kërkesën e tyre me shqetësime në lidhje me sigurinë kombëtare dhe rendin publik.
Llogaria e Imamoglu mbetet e aksesueshme jashtë Turqisë.
Politikanët turq të opozitës e kritikojnë kufizimin si një sulm ndaj lirisë së shprehjes se lirë në Turqi.
A do te rikandidoje Presidenti Erdogan edhe per nje mandat ne vitin 2028?
«Nuk kam ndërmend të rizgjidhem ose të kandidoj përsëri për president», u citua të ketë thënë ai.
Në të njëjtën kohë, ai po mbështet ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë.
Në një konferencën për shtyp , Erdogan njoftoi se partia në pushtet po përgatiste propozime për një kushtetutë të re civile.
«Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. Po jetojmë në një epokë të re», tha presidenti turk.
«Turqia nuk mund të ecë më përpara me një kushtetutë të shkruar nga komplotistët e grusht shtetit .
Na duhet një kushtetutë e propozuar nga populli , jo nga komplotistë citoi agjencia e lajmeve Anadolu të ketë thënë presidenti Erdogan.
Erdogan bëri deklaratën në lidhje me rizgjedhjen në përgjigje të pyetjes së një gazetari.
Ai theksoi se nuk kishte ndërmend të rizgjidhej dhe shtoi: «Ne jemi të shqetësuar vetëm për përmirësimin e reputacionit të vendit tonë».
Ai ftoi partinë opozitare CHP të marrë pjesë në hartimin e një kushtetute të re.
Të formojmë komisione sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojmë së bashku për të hartuar një kushtetutë civile që mund t’ia paraqesim popullit tonë», tha Erdogan.
President T. R. Erdogan për më shumë se 20 vite është ne pushtet.
Pushteti i tije është totalitar , dhe opozita ne vazhdimësi persekutohet.
31.05.2025
I.Salihu , gazetar hulumtues