Leverkusen nuk ka vend për trishtim. Klubi gjerman është gati të hapë një kapitull të ri dhe tashmë ka piketuar pasardhësin e trajnerit spanjoll. Sipas mediave gjermane, kandidatura kryesore për pankinën e kampionëve është një tjetër ish-yll i futbollit spanjoll – Cesc Fabregas.
I njohur për qasjen moderne ndaj futbollit dhe punën e shkëlqyer te Como, Fabregas pritet të largohet nga klubi italian në fund të sezonit, pasi e udhëhoqi drejt një rikthimi të lavdishëm në Serie A dhe siguroi jo vetëm mbijetesën, por edhe një vend dinjitoz në mesin e tabelës. Loja e tij e hapur, teknike dhe atraktive ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Leverkusen.
Nëse gjithçka konkretizohet, Fabregas do të nisë një projekt ambicioz në Bundesligë, me synimin për të ruajtur konkurrencën ndaj Bayernit për titullin kampion dhe për të ndërtuar një skuadër të suksesshme edhe në arenën europiane