Kryetarit z. Feti Demoli dhe z. Kryetarit z. Reshit Morina bashke me Sekretarin z. Musli Saiti analizuam rrjedhat dhe zhvillimin e Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër e në veçanti zhvillimin e KUPËS 2025.
Turniri i Kupës vlerësohet shumë nga institucionet dhe federata e shtetit Helvetik e në veçanti nga vetë mërgimtarët.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës shprehin mirënjohje të thellë për angazhimin e UKSHFZ duke theksuar se është në të mirën dhe interesin e gjithë shqiptarëve ne Zvicër.
Në përbërje të ngushtë vlerësuam rrjedhën dhe përgatitjet e Kupës së 2025 me 22 Qershor që do të zhvillohet ne Basel me nikoqir FC Dardania.
Kryetari z. Feti Demoli tha se qëllimi i zhvillimit të Kupës ka synime të ndeshjeve të klubeve të futbollit me karakter ndërkombëtar duke përfshirë në moment shtetin e Zvicrës, Gjermanisë dhe Kosovës e që pritet të bashkohen edhe shtetet për rreth në Evropë e në veçanti shtetit e Shqipërisë.
Tema kryesore ishte ajo e fazës përgatitore të Kupës së 2025 dhe që u vlerësua shumë pozitivisht për rrjedhën dhe interesimin e klubeve dhe të institucioneve në përgjithësi si a jo e shtetit Helvetik dhe nga vendlindja.
Është vendosur që me kryesinë e plotë shtatë anëtaresh të takohemi më së largu deri me datën 22 Maj 2025.
Kryesia e Unioni i Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër ( UKSHFZ )