
Shkruan: Rexhep Kastrati
OLIVER IVANOVIQI, KRIMINELI I LUFTËS QË U REHABILITUA NGA BJRAM REXHEPI E HASHIM THAÇI, A ËSHTË VRARË PËR TË MOS ZBULUAR STRUKTURAT MAFIOZO-POLITIKE E MEDIALE SHQIPTARE NË SHËRBIM TË BEOGRADIT?
Që kur Bajram Rexhepi në cilësinë e prefektit të Mitrovicës është takuar me Oliver Ivanoviqin, si kryetar i Mitrovicës, fill pas luftës, jy i fundit është rehabilituar moralisht dhe politikisht! Dhe jo vetëm kaq: takimi i Bajram Rexhepit me Oliver Ivaniviqin ka legjitimuar ndarjen e Mitrovicës, pasi këta janë takuar si persona zyrtarë: Bajrami si prefekt i Mitrovicës, i emëruar nga e ashtuquajtura Qeveri e Përkohshme e Kosovës në krye me Hashim Thaçin, kurse Oliveri si kryetar i Mitrovicës i emëruar nga Beogradi!

Oliver Ivanoviqi për shumë vite ka qenë një nga përfaqësuesit kryesorë të Serbisë në Kosovë, madje për një kohë, edhe kryesori! Në këtë cilësi, Oliver Ivanoviqi ka qenë pikë reference edhe për shqiptarët, edhe për bashkësinë ndërkombërare!
Shfaqja e listës “Srpska” në kontekst të marrëveshjes së 19 prillit 2013 ku u vunë bazat e Asociacionit, dhe me qëllim që ta realizojë atë, Oliver Ivanoviqit iu dobësuan pozitat drejt një margjinalizimi dhe elimininimi edhe politik, edhe fizik!
A ka kërcënuar Oliver Ivanoviqi se do të fliste për lidhjet mafioze, agjenturore e politike të shqiprarëve dhe serbëve? A ka kërcënuar Oliver Ivanoviqi se do të fliste për lidhjet e biznesit të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e në Serbi deri në Vojvodinë e Mal të Zi? A ka kërcënuar Oliver Ivanoviqi se do të fliste për lidhjet e mediave shqipe në Kosovë me agjentura serbe, ruse etj.? Dhe a është kjo arsyeja e eliminimit fizik të Oliver Ivanoviqit?
Përgjigjet në këto pyetje mund t’i japin këta të mediave, por edhe këta në fotografinë e dytë poshtë!
https://www.facebook.com/share/p/1BXVMtaYHh/
