Gjyshi i Astritit ,Qazim Hasani pishtar i arsimit në anën Gallapit të Prishtinës.
Një jetë i kushtoi edukimit dhe shkollimit të brezave të rinjë!
Me kontributin e Bacit Qazë,dolën shumë gjenerata me tituj të lartë shkencorë!
Babai i Astritit, një sportist i dalluar,ekonomist e profesor.
Njëzetepesë vite rresht Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës!Veproi edhe në rrethanat e okupimit,ai me maturi dhe mençuri u angazhua në zhvillimin e sportit në Kosovë.Ai asnjëherë nuk u ndal para dhe pas luftës e deri tek njohja Nderkombëtare Komitetit Olimpik të Kosovës.KOK në drejtimin e Besimit Hasanit shenoj kulmin e sukseseve olimpike me Majlinden dhe Distrien e artë që shkruan Histori!
E sot,
Dr.Astrit Hasani nga Prapashtica e Prishtinës,një i ri Shqiptar i Kosovës është zgjedhur President i Federatës Evropiane (EWF) në Kongresin Zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë duke shkruar edhe njëherë Historinë,duke u bërë Presidenti i parë Shqiptar i ndonjë Federate Evropiane ndonjëherë!
Dr.Hasani i edukuar kombtarisht,me shkollim superior e magjistraturë në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit, doktoraturë në Universitetin e Varshavës dhe ligjerues është emër i njohur në Federatën Botërore të Peshëngritjes dhe për qëndrimin e tij që sporti është mbi politikën dhe se një sportist i dalluar është Ambasadori më i mirë i vendit si i tillë!
Po ashtu, për kontributin në sportin e peshëngritjes evropiane, vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian,Dr.Astriti u nderua me çmimin e madh evropian “Ylli i Artë”.
Astriti apo Ylli i Artë që nga sot,do ti prijë një Federate Evropiane e njëkohësisht duke prezentuar sportin dhe shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës!
Presidentit të ri,Dr Astrit Hasanit i urojmë suksese të reja në vazhdimësi.
Shkruan nga Dr. Sali Sefa