REAGON FAMILJA LEGJENDARE JASHARI

SYRI TV

Reagimi i sontëm i Bekim Hamëz Jasharit:

Deri kur kështu?
25 vite pas çlirimit të vendit,
17 vite shtet.

Dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme e akuza:
“Veriun e vendit”
Aksionet e policisë i quajnë dhunë, presion, fashizëm, deri te krahasimi me Millosheviqin.

“Institucionet paralele”
S’ka marrë leje, ska urdhër të Prokurorit.
S’kemi prova a janë duke kryer vepra penale.

Për çfarë?
Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë.
Nuk kam fjalë për t’u shprehur.

Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?
Gjergj Fishta kishte thënë nga mllefi,
njëjt si unë sot:
“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”

Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së 🇦🇱