Dr. Kristo Papa, i cili mban titullin “KALORËS I URDHRIT TË FLAMURIT” nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është një personalitet tejet i shquar në fushën e mjekësisë. Ai është një kirurg kardiolog i njohur ndërkombëtarisht. Ai është një kardiolog i dalluar në Itali, Britaninë e Madhe e në shumë vende të botës për profesionalizmin dhe kontributin e tij në fushën e mjekësisë. Por pavarësisht arritjeve të tij profesionale Dr. Papas është një patriot i vërtetë i cili e ka vënë veten në shërbim të bashkëkombësve në Shqipëri, Itali, Britaninë e Madhe dhe të gjithë diasporën shqiptare.
Kush eshte Dr. Kristo Papa, ardiologu i njohur ndërkombëtar që dashuron mjekësinë dhe i beson te vizioni të Qeverise Rama për Shqipërinë
Dr. Papa është një figurë i cili ka lartësuar vlerat shqiptare dhe është shembull i shkëlqyer i profesionalizmit të rrallë në fushën e kirurgjisë dhe kardiologjisë. Ai është vlerësuar si një prej kirurgëve më të mirë të Evropës, dhe shpeshherë ka tërhequr vëmendjen e medias dhe opinionit të gjerë publik për punën e tij e të shkëlqyer, siç ishte rasti kur ai realizoi një operacion të rrallë në Royal Brompton Hospital të Londrës. Operacion që zgjati 17 orë, dhe që ishte ndër të paktët e këtij lloji në mbarë botën të realizuar me mjeshtëri dhe sukses.
Me një përgatitje profesionale nga universitetet më të njohura të botës si Harvard University, OxfordUniversity, La Sapienza, Universiteti i Veronës, Universiteti i Gjenevës dhe ai i L’Aquila, si një veprimtar shoqëror, studiues dhe patriot, Dr. Kristo Papa i përfaqëson më së miri vlerat shqiptare dhe krenon Shqipërinë me punën dhe veprimtarinë e tij humane. Dr.Papa, ka kryer më shumë se 2200 operacione që mbulojnë kardiokirurgjinë pediatrike, si dhe kardiokirurgjinë e të rriturve dhe transplantin e kirurgjisë torakale, transplantin real dhe të mëlçisë.
Ai flet me pasion besa edhe me krenari për profesionin e tij, jo vetëm sepse i pëlqen dhe është pjesë e rëndësishme e jetës se tij dhe shoqerisë, por sepse më mundëson të shpëtoj jetë njerëzish, të kujdesem për pacientët dhe të shërbej në komunitet. Shërbesa, kjo është shtysa dhe motoja e tij ne këte profesion.
Mjeku shqiptar nga Londra dr.Papa ka realizuar vullnetarisht mbi 500 ndërhyrje kirurgjikale për shqiptarët, ku ka kryer rreth 1200 operacione kardiotorakale dhe 700 operacione të përgjithshme në vit
Dr. Kristo Papa nuk është ndarë nga Shqipëria duke u shërbyer shqiptarëve në shumë vende të Evropës dhe Botës, duke kontribuar përmes fondacionit të tij në Shqipëri, e duke ndjekur edhe zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit. Thene shkurt, Dr. Papa është shembull për të gjithë ata të rinj e të reja të cilët aspirojnë të ndjekin profesionin e mjekut, dhe frymëzim për të qenë sa më humanë në ndihmë të njerëzve.
Pra per te gjitha keto aktivitete dhe suksese te Dr. Kristo Papa, cli jeton dhe vepron qe prej vitesh ne Londer te Britanise së Madhe gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvilluar nje bisede me te.
- Fillimisht z.Papa mund te na thuani pse e zgjodhet profesonin e mjekut dhe Londrën. Mud te na flisni dic me shume për sukseset e juaja ne këte mision humanitar?
Dr. Kristo Papa: “Ku ka dashuri për mjekësinë, ka dashuri për njerëzimin,” ka thënë Hipokrati. Pa e kuptuat pse e dua mjekësinë dhe njerëzit. Puna ime, misioni i ne humanizëm është dëshmuar nga ndihmesat e jashtëzakonshme për shqiptarët me nevoja mjekësore, Kam realizuar vullnetarisht mbi 500 ndërhyrje kirurgjikale për shqiptarët që jetojnë në Itali, duke mbuluar edhe nevojat e tjera mjekësore të tyre. Vlen të përmendi ketu ndërhyrjet kirurgjikale së bashku me stafin e tij kreu vullnetarisht për 72 fëmijë shqiptarë në repartin e pediatrisë të Spitalit Universitar në Veronës. Fale bashdpunimit, kemi krijuar një rrjet mjekësh profesional shqiptarë në botë, për të ndihmuar vullnetarisht pacientë të ndryshëm shqiptarë. Anagzjhnimi yne u deshmua edhe gjatë pandemisë së Covid-19. Përmes platformës sime digjitale online kam ndoihmuar shumë shqiptarë jo vetëm në aspektin mjekësor por edhe duke dhënë ndihmë njerëzore. Pavarësisht karrierës sime në Itali, Zvicër, Irlandë, dhe aktualisht në spitalin mbretëror të Londrës nuk i kemi shkëputur lidhjet me vendlindjen time. Përmes Fondacionit “Papa” kam siguruar ndihma të vazhdueshme dhe ka organizuar aktivitete bamirësie për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë.
Gjatë të gjithë trajnimit tim kirurgjikal, kam punuar në qendra me volum të lartë e me angazhime të shumta urgjencash. Unë i kam siguruar pacientëve një shumëllojshmëri të gjerë të kirurgjisë kardiotorakale dhe probleme të kirurgjisë së përgjithshme. Kam menaxhuar me sukses rastet e specializuara, ashtu edhe ato të urgjencës, e për këtë jam krenar për faktin se, sic ka thënë edhe Nënë Tereza, kush shpëton një jetë shpëton një botë të tërë.
Një kohë e rëndësishme e rritjes sime profesionale ishte në Spitalin e Veronës, i njohur edhe si qendra kombëtare për transplantet e zemrës ku kryen rreth 1200 operacione kardiotorakale dhe 700 operacione të përgjithshme në vit. Aty unë sigurova një përvojë të vlefshme në menaxhimin e pacientëve me raste komplekse kirurgjikale të përgjithshme dhe kardiovaskulare, ku kam kryer procedura të avancuara si kolektomitë e hapura dhe laparoskopike, rezeksionet anteriore (AR), kirurgji kardiovaskulare, urgjenca torakale, kardiake dhe kanceri pulmonar si dhe menaxhimi i urgjencave të përgjithshme kirurgjikale dhe vaskulare.
Te Spitali Universitar Cork, si kirurg i parë, kam kryer procedura të avancuara si kirurgjia e hapur kardiovaskulare, urgjencat e kraharorit, kanceri kardiak dhe pulmonar si dhe menaxhimin e urgjencave të përgjithshme kirurgjikale dhe vaskulare si diseksionet dhe traumat e kraharorit.
- Cfarë është imazhi i shqiptareve sot në Londër, ne Britanin e Madhe ?
Dr. Kristo Papa: Imazhi i shqiptarëve në Londër dhe në Britaninë e Madhe është kompleks dhe ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si historia, kultura, apo edhe ngjarjet aktuale. Shqiptarët shpesh perceptohen si një komunitet punëtor dhe të përkushtuar këtu ne Britani, megjithatë shpesh përballen edhe me stereotipe negative, veçanërisht në lidhje me migrimin e tyre. Aktivitetet kulturore shqiptare së fundmi në Londër, si festivalet dhe ngjarjet artistike, kanë ndihmuar në përmirësimin e imazhit të tyre.
Dr.Papa: Votimi për herë të parë i diasporës shqiptare në zgjedhjet e Shqipërisë është një akt kombëtar dhe historik
- Meqë jemi afer zgjedhjeve në Shqiperi, mund të na flisni dic për zhvillimet ne rajon ?
Dr. Kristo Papa: Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit duke u shndërruar një vend tejet i rëndësishëm në Ballkan, si në numrin rekord të turistëve të huaj që e vizitojnë vendin ashtu edhe në rritjen e investimeve të huaja dhe vendase. Kjo falë një qeverisje novative dhe të suksesshme të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Unë besoj te vizioni i Edi Ramës për Shqipërinë e falë këtij vizioni, tashmë të prekshëm për të gjithë shqiptarët, Shqipëria 2030 do arrijë nivele historike. Edi Rama u ka rikthyer shqiptarëve ëndrrën se Shqipëria bëhet njësoj si e gjithë Evropa.
- Votimi për herë të pare i diasporës shqiptare në zgjedhjet e Shqipërisë, nje akt kombetar dhe historik, është një lajm i mire per ju emigrantet apo ?
Dr. Kristo Papa: Votimi për herë të parë i diasporës shqiptare në zgjedhjet e Shqipërisë është një akt kombëtar dhe historik. Ai përfaqëson një hap të rëndësishëm në përfshirjen e komunitetit shqiptar jashtë vendit në proceset demokratike dhe vendimmarrëse të Shqipërisë. Mendoj se ky votim do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin e politikave që ndihmojnë në mbështetje të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
Nëse do të fitoje te jem deputet nga diaspora do te perforcoja lidhjet mes Londrës dhe Tiranës që të jemi urë e forte e diasporës me Shqipërinë
- Jeni kandidat për deputete (PS) nga diaspora. Nese do zgjedheni deputet cila do ishin prioritetet e juaja?
Dr. Kristo Papa: Nëse do të fitoje te jem deputet nga diaspora, prioritetet e mia do të ishin: forcimi i lidhjeve mes diasporës dhe Shqipërisë, mbështetje për arsimin dhe kulturën shqiptare jashtë, përmirësimi i kushteve për shqiptarët që jetojnë jashtë, dhe promovimi i politikave që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë që ata të kthehen apo të kontribojnë përmes investimeve.
- Pse ikin mjekët nga Shqipëria? Shpesh shtrohet kjo pyetje se po ndodhe « ikja e trurit » nga vendi ynë? Cili do ishte mesazhi i juaj ?
Dr. Kristo Papa: Ikja e mjekëve nga Shqipëria është një problem i rëndësishëm që lidhet me pagat e ulëta, dhe mungesën e mundësive për avancim profesional. Kjo « ikje e trurit » është një fenomen që ndikon negativisht në sektorin shëndetësor të vendit dhe krijon sfida për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Ky fenomen është shprehja e një kërkese për kushte më të mira pune dhe mundësi zhvillimi, duke u shprehur në dëshirën për të kontribuar në vendin e tyre por në një ambient më të favorshëm.
- Si qëndron puna me pandemi (COVID) infeskionet ne Britani. Mendini se Shqipëria ka menaxhuar mire pandemine COVID-19 dhe rrezikon te rikthehet kjo pandemi nder ne?
Dr. Kristo Papa: Menaxhimi i pandemisë COVID-19 në Britani ka qenë i përflakur nga debate të ndryshme, me sfida dhe suksese. Infeksionet dhe masat e marra për të kontrolluar përhapjen e virusit kanë ndikuar në qëndrimin e publikut dhe në politikat shëndetësore. Sa i përket Shqipërisë, janë shprehur mendime të ndryshme nëse vendi ka menaxhuar mirë pandeminë. Mendoj se Shqipëria ka pasur vështirësi në menaxhimin e situatës, veçanërisht në fillimet e pandemisë. Rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet i mundshëm, përshtatja dhe përgatitja janë thelbësore për të parandaluar valë të reja infeksionesh.