Lajm i shkëlqyer, Arbër Hoxha transferohet në Serie A

SYRI TV

Arbër Hoxha transferohet në Serie A.

Fillimi i vitit nisi me një lajm për Arbër Hoxhën. Anësori shqiptar që luan me Dinamon e Zagrebit, sipas Xhanluka Dimarcios kërkohet nga Leçe në Serinë A.

Një interesim i madh i klubit ku aktualisht luan edhe Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

Ndërkohë siç shkruan “Calciomercato”, Leçe ka hyrë në negociata me drejtuesit e klubit kroat dhe ata kanë dërguar një ofertë për 1.5 milionë eurosh, por Dinamo e Zagrebit e ka refuzuar.

Të paktën kështu raportohet nga Italia, por drejtuesit e Leçes nuk duan të heqin dorë kaq lehtë nga Hoxha dhe tashmë është gati një ofertë e re për sulmuesin e krahut.

Interesante është se italianët pretendojnë se në Leçe ka një atmosferë pozitive për përshtatjen e Hoxhës dhe presin që oferta e tyre e dytë të pranohet nga Dinamo.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, anësori ka qenë protagonist në ndeshjen miqësore që kroatët kanë luajtur kundër Shahjtorit. Në minutat shtesë, Hoxha ka realizuar golin e barazimi që çoi shifrat në 2-2.

Një veprim shumë i bukur nga lojtari i Kombëtares që bën një lëvizje “alla Ronaldo’ fenomeni dhe me të majtën dërgon topin në rrjetë.

Ky ishte goli i parë për vitin 2025 i Arbër Hoxhës edhe pse vjen në një takim miqësor.

Në krye të ekipit ka mbërritur një legjendë si Fabio Kanavaro dhe e ardhmja e shqiptarit në klubin kroat nuk dihet nëse do të jetë e sigurt, pasi nga mbrapa është Leçe që po insiston.