Aktori Çun Lajçi nuk ka hezituar t`i dal në mbrojtje kryeministrit të Kosovës duke dëgjuar kritikat e pa baza që dje kanë shprehur Edi Rama dhe Ramush Haradinaj në kuvendin e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kritikuesit e Kurti nuk kanë fytyrë e nuk e dinë çka është turpi.
“Edhe pse larg atdheut ju pashë të ulur në një Kuvend e ju ndëgjova fije për fije.
U skuqa nga fjalët plot urrejtje për vetën tuaj e atdheun që e shkërmoqni e nuk ngopeni!
U bëtë bashkë që t’i tregoni njëri tjetrit se sa të ndarë jeni e sa të ftofta i keni zemrat për njëri tjetrin! Jo, kjo s’na u desht tani, tani që Evropa na e vuri zgjedhën e Asociacionit në qafë, jo për fajet tona, por për mendjeshkurtësinë e atyre që i vërboi lakmia, e Edit që të duket si Ismail Bej n’Bruksel!
– Ai, erdhi ta shfrynte mullanin n’Parlamentin Dardan, jo ndaj Beogradit që i ka lëshuar ujqët n’Veri, po t’na gjykoi neve, për ata që e firmosën gjykatën e shkuan n’Hagë, dhe t’na tregoi se sa i pa fajshëm është miku i tij Hashim”, ka shkruar Lajçi.
Ai e ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo kurrë nuk do të bëj presidente pa përkrahjen e Kurtit.
“E ktheva akrepin e sahatit mbrapa; – kur Ramushi e Fatmiri po gjykoheshin në Hagë.
Ai, edhe atëherë ishte i gjallë, apo e kam gabim? Edhe atëherë mund të fliste, ti mbronte po me kaq zell si Hashimin, por ata s’ishin miqtë e tij ndaj zgjodhi heshtjën:
Ku po të dhemb Gjeneral Moisi? Ti ke një plagë që s’të përthahet kur flet për Hashimin e hesht për Veriun. Mos Batoni e Vuçiqi s’të lënë rehat?!
Pse i zgurdulloje sytë kur fliste Albini? Mos vall tek ai e gjete fajtorin e Gjykatës?
Ramushit s’kam ç’ti them, se ate e ka vra heroizmi. Ai edhe dje e gjykoi Qeverinë e vet, jo Beogradin për Kanalin Ibër Lepenc.
-Dikur, n’Berlin ta dha l* cin ti dje ia dhe dorën! Mirë bërë se Ju s’keni fytyra të dinin ç’është turpi!
Vazhdoni me urrejtje,shitje, blerje,coptime, spiunime se populli një ditë do t’ua kthej me karricë!
Vjosë, për ty kam vetëm kaq; – kurrë, ama bash kurrë s’do t’bëheshe Presidente po t’mos lobonte për Ty Albini! Ti tani vazhdo e lobo kundër tij, por ai do t’mbetët në maje e ti do të kthesh ku ishe; – e nëpërkëmbur!
Kaq nga gjiri i mërgimtarëve që e duan vetëm Albinin”, ka shkruar Lajçi.