“Gënjeshtrat e vitit” në Serbi: Vendin e parë e zë Bërnabiq, të dytin Vuçiq

SYRI TV

Media serbe që kontrollon faktet në rajonin e Ballkanit Perëndimor Istinomer, ka realuzar edhe këtë vit një sondazh ku përzgjidhet Gënjeshtra e Vitit në Serbi.

Si mostër merren deklaratat e politikanëve atje, raporton N1

Në sondazhin që tradicionalisht Istinomer organizon në fund të çdo viti, lexuesit zgjodhën deklaratën e ish-kryeministres së Serbisë dhe kryetares aktuale të Kuvendit Kombëtar të Serbisë, Ana Brnabiq, si “Gënjeshtra e vitit 2024”: Projektit Jadar i është dhënë fundi absolut”.

Kjo deklaratë i referohet projektit të minierës së litiumit në luginën e Jadrës, i cili ka shkaktuar protesta dhe kundërshtime të publikut për shkak të pasojave të mundshme mjedisore. Kur Qeveria e Serbisë anuloi rregulloren për planin hapësinor të zonës për qëllime të posaçme Jadar, Ana Brnabić pohoi se kjo lëvizje “absolutisht i dha fund asaj” dhe se “ky është fundi i gjithçkaje në lidhje me projektin Jadar dhe Rio Tinta”.

Mirëpo, më vonë, me shpjegimin se “asnjëherë nuk ka pretenduar se ky projekt është i keq për Serbinë”, ajo ka deklaruar se projekti i vitit 2022 në fakt është vënë në “pauzë”.

“Pikërisht për shkak të këtij shpjegimi kontradiktor dhe mospërputhjes në daljet publike, ne e vlerësuam këtë deklaratë si të pavërtetë”, thekson Istinomer.