Feti Demoli bashke me sekretarin z. Musli Saiti dhe antarin e kryesise se Unionit z. Reshit Morina e njohtoi ministren e PJD për punen e UKSHFZ dhe zhvillimin e aktiviteteve me Klubet dhe Futbollistet Shqiptar në Zvicër.
Duke pasur parasysh sidomos futbollistet shqiptar ne kombetaren Zvicerane, duhet llogaritur se numri me i madh i tyre zanafillën e fillimit te karrierës se tyre e kane ne nje klub shqipetar te Zvicres prandaj Unioni mundohet te sjelle sa me afër kombëtares talentet e ri qe synojnë te luajnë per Kombetaren e Kosoves dhe Shqiperise.
Demoli ne emër te Unionit dhe Klubeve Shqiptare te Futbollit ne Zvicer falënderoj z. Donika Gervalla per mbështetjen simbolike qe deri me tani kane kontribuar per Unionin dhe i dhuroi ne shenje mirenjohjeje dhuraten me llogon e Unionit qe eshte simbol i futbollit nga Zvicra.
Demolli e informoi hollësisht rreth punës dhe funksionin e Unionit dhe klubeve te futbollit ne Zvicer e ne veçanti kërkoi qe te jene sa me afër me qeverinë ne menyre qe ky institucion te zhvillohet edhe me shume dhe te fuqizohet ne te mirën e rinise dhe gjithë komunitetit shqipetar.
Fjale falënderuese per Unionin dhe gjithë shqiptaret tha z. Gervalla e cila po ashtu tha se qëllimet e qeverise janë qe ne mundësi sa me afër te qendoje me mergimtaret si qe tha edhe ajo se ju jeni oksigjeni dhe pasuria e vendit tone.
Po ashtu z. Demoli falënderoi edhe Konsullin ne Zürich z. Vigan Berisha qe eshte ne mbështetje te mergimtareve ne përgjithësi ne Zvicer.