Nuk pyesim Dodikun se me kë do të takohemi, Komshiq pret kryeministrin Kurti

SYRI TV

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, priti kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Komshiq falënderoi kryeministrin Kurti për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, duke theksuar se vlerësojmë një veprim kaq të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe rrjedhimisht të pazakontë të kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës.

Kjo lëvizje sigurisht që do të kontribuojë në një lidhje më të mirë mes qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e tregtisë së ndërsjellë.

Komshiq me këtë rast iu referua gjoja kritikave lidhur me vizitën dhe takimet e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat vijnë nga RS por edhe nga rajoni, duke kujtuar se RS nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se RS nuk është kompetent për lëshimin e vizave të hyrjes në BeH, si dhe se anëtarët e Presidencës së BeH sigurisht nuk do ta pyesin Dodikun apo dikë tjetër me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë.

“Ne i perceptojmë kritikat që vijnë nga vendet e rajonit si një tjetër dëshmi e dukshme e përpjekjeve për të mohuar sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe presionin ndaj organeve dhe institucioneve sovrane të Bosnjë-Hercegovinës në drejtimin e politikës së jashtme”, tha Komshiq.

Me këtë rast Komshiq dhe Kurti diskutuan edhe për proceset e përgjithshme politike dhe sociale në rajon.