“Luftë hibride”, “po i gëzohen sulmit”: shumë media, analistë dhe opozita

SYRI TV

Në natën kritike, kur Serbia kishte sulmuar infrastrukturën e Kosovës në veri, kryeministri Albin Kurti me plot të drejtë ka sulmuar  mediat, analistët dhe opozitën.

Për disa minuat, ai i sygjeroi qytetarët se si dhe sa duhet ta duan vendin.

Kryeministri Albin Kurti përçoi mesazhe tek qytetarët e Kosovës për media në mesnatë, ai e njoftoi opinionin publik për sulmin terrorist të Serbisë në kanalin ujor të Ibër Lepencit. Shefi i qeverisë nuk hezitoi të flasë edhe ndaj mediave, analistëve dhe opozitës se po i “gëzohen” shpërthimit në veri.

“Situata si kjo shpesh janë edhe cak i fushatave të dezinformatave dhe keqinformimit të qëllimshëm, andaj ju ftoj që të jeni të vëmendshëm ndaj lajmeve që i shihni, lexoni, dëgjoni dhe t’i përcillni udhëzimet dhe njoftimet e institucioneve përmes kanaleve zyrtare”, ka thënë Kurti duke  akuzuar mediat se janë bërë pjesë të një lufte hibride kundër Republikës së Kosovës.

Në fund ju bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë të informohen nga disa portale që ata i njohin shumë mirë, e që fatkeqësisht ndonjëra më shumë e ndonjëra më pak janë bërë pjesë të një lufte hibride kundër Republikës së Kosovës, popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar mbarë. Është e domosdoshme që të refuzojnë qytetarët e vendit tonë të mendojnë si disa opinionistë e disa opozitarë, të cilët i gëzohen, dikush në mënyrë direkte e dikush në mënyrë indirekte, asaj çfarë ndodhi sonte”, ka thënë ai.

Pra duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe kjo bëhet duke e dashur vendin tonë dhe kjo bëhet duke refuzuar të dezinformohemi e të keqinterpretojmë çfarëdo që ka ndodhur sonte dhe e rrezikon apo e kërcënon vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Në paraqitjen e tij të vonshme, Kurti e përmendi edhe marrëveshjen e ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“Ne në veri vazhdojmë të jemi të suksesshëm përkundër faktit që nuk e kemi ushtrinë tonë atje, për shkak të asaj letrës të 19 prillit të vitit 2013, që FSK-ja nuk bën ta kaloj lumin Ibër. Dhe ne kemi vazhduar ta respektojmë atë gjë. E kemi trashëguar e kemi respektuar. Sepse po dëshmojmë që jemi qeveri e të njëjtës Republikë”, ka thënë Kurti.

Sulmet e kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave dhe opozitës kanë nxitur reagime të shumta në vend por, qytetarët janë ata të cilët e japin vleresimin e tyre me 9 shkurt.

Sulmet e armatosura, si ato në stacionin policor dhe në komunën e Zubin Potokut, apo sulmi ndaj kanalit të “Iber-Lepencit,” janë akte të të dhunës dhe terrorizmit që cenojnë sigurinë dhe rendin në Kosovë.

Ne e dimë që Serbia është armiqësore, por opozita dhe disa media duhet të jetë në gjendje të ofrojë mbrojtje sidomos kur cenohet sovraniteti i vendit e jo te kritikojnë dhe sulmojne qeverine kur dihet te arriturat e tyre.