Agim Ademi me Edon Zhegrovën që të dy tejet të lumtur

SYRI TV

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë disa fotografi të realizuara gjatë stërvitjes së sotme të kombëtares.

Një nga fotografitë e cila u ka rënë më së shumti në sy ndjekësve, ka qenë ajo e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, me futbollistin Edon Zhegrova.

Kjo për shkak se është raportuar për një raport jo edhe aq të mirë mes Ademit dhe Zhegrovës.

Ndryshe, kombëtarja e Kosovës është duke u përgatitur për dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, Kosova do të udhëtoj në Lituani, ndërsa më pas do ta pres Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas kryetarit të UKSHFZ z. Feti Demoli, pas rikthimit të 3 lojtarëve që më parë ishin larguar nga kombëtarja, tani sigurishtë do të mretërojë më shumë respekt dhe vullnet pë dy ndeshjet e radhës në kombëtaren dhe FFK.

Kombëtarja jonë ështe e re dhe në formim e sipër, dhe kam shumë besim tek ta edhe për sfida më të mëdha dhe rezultate më të mira nëse lojtarët janë të kuptueshëm dhe tolerant por edhe korrekt si ndaj Fodës por edhe FFK.