Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin e ka pranuar se e tërë loja e kombëtares varet nga mesfushori Granit Xhaka dhe pa të nuk kanë stabilitet.
Zvicra u demolua nga Spanja me rezultat 1:4, ku mungoi Xhaka shkaku që u ndëshkua me karton të kuq një ndeshje më parë, ndaj Danimarkës.
Pas ndeshjes, Yakin u ankua se pa Xhakën kombëtarja helvetike s’është e njëjta.
“Loja jonë është e bazuar në posedim dhe dominancë. Nëse Graniti mungon, lidhjet dhe zgjidhjet që ofron mungojnë”.
Xhakën e zëvendësoi Denis Zakaria, por ishte ndër më të dobtit në fushë.
“Denis është lojtar pak më ndryshe që sjell një dinamikë tjetër. Ai e provoi shansin e tij”, shtoi Yakin.
Zvicra aktualisht renditet në fundin e tabelës në grupin 4 të Ligës A së Ligës të Kombeve pa pikë dhe duhet të reagojë shpejtë, përndryshe do të bie në Ligën B.
Kujtojmë, në përballjen e Zvicrës do të luajë ndaj Serbisë.