Shaip Kamberi i kunderpergjigjet Boskes nga SNS që është në koalicion qeverisës në Bujanovc

SYRI TV
SHAIP KAMBERI – Deputet Popullor i reagon deklaratës së Boske-s
Dragan Stevanovic Boske, funksionarë i lartë i SNS-it, paska deklaruar se protesta në Bujanoc nuk ka të bëjë me drejtat e shqiptarëve por, gjoja, me humbjen e pushtetit në Bujanoc.
Madje, ai kishte sugjeruar shqiptarët e Bujanocit që të mos ndëgjojnë e mos të konsultohen me njerëz “të kqinjë”, “vrasës e maltretues” si Albin Kurti, por që, sipas tij, duhet të marrin mësim nga presidenti i tij Vuçiq.
“Deri sa të konsultoheni e bashkëpunoni me Kurtin e jo Vuçiqin, nuk do t’ju votojnë as vet shqiptarët”, kishte deklaruar Boske.
Gjatë deklaratës së tij ai paska fajësuar pushtetet e kaluara të Bujanocit për mungesë të zhvillimit të Bujanocit dhe paska akuzuar partitë politike, tashmë opozitare në Bujanoc, se kanë bërë çmos për ta parandaluar koalicionin, kumbarë i të cilit është vet Dragan Stevanovici.
E para, problemet si pasivizimi i adresave, njohja e diplomave të Republikës së Kosovës, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, ndalimi i gjuhës së urrejtjes, rrespektimi i amnestisë për ushtarët e UÇPMB-së, e për të cilat protestuam sot, nuk kanë qenë e as nuk janë në kompetenca të pushteteve lokale me të cilat kemi udhëhequr ne shqiptarët.
Po të ishin kompetencë e jona, as që do të ekzistonin si probleme, prandaj edhe nuk do të kishin nevojë për zgjidhje.
E dyta, Boske i Surdulicës, para se të miret me kontestimin e të drejtës tonë për protestë e para se të bëjë analistin e arsyes së protestës, do duhej të i tregojë qytetarëve të Bujanocit se çka ka bërë ai dhe partia e tij që qeverisë me shtetin nga viti 2012 për Bujanocin dhe qytetarët e sajë?
Çka ka bërë i ngarkuari i Vuçiqit për rajonin me privatizimin e Banjës së Bujanocit?
Sa vende pune i ka hapur dhe sa shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore që drejtohen nga SNS-i?
Kumbara i koalicionit të Bujanocit, para se të i tregojë shqiptarëve se kë ta ndëgjojnë e me kë të konsultohen, do të ishte më mirë ta shtrijë ndikimin e tij në Qeveri, aty ku edhe është funksionarë dhe të fillojë me realizimin e Planit 7 pikësh.
Deri atëherë, pasi që ishte krenuar jashtëzakonisht shumë me koalicionin që ka arritë ta formojë në Bujanoc, të mos harrojë të tregojë se sa premtime ia ka realizuar pushtetit të kaluar në Preshevë? Edhe atje bënte koalicionet.
Për fund, vartësi i deklaruesit “nëse vrisni një serb do të vrasim 100 musliman” duket thjeshtë qesharak kur Albin Kurtin e quan “vrasës”.