Dogana e Kosovës me rekord të ri: Mbledh më shumë se 1 miliard euro

SYRI TV
Për herë të parë prej që është themeluar Dogana e Kosovës arrihet të mblidhen mbi 1 miliard euro (shuma 1,000,880,338.10).
Ky sukses historik shënon një moment të ri në ekonominë e vendit tonë.
Ky rezultat është arritur falë punës dhe profesionalizmit, reformës në këtë institucion, luftës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, transparencës, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.