Ekziston një vullnet dhe gatishmëri për protestë gjithë popullore

SYRI TV

Nevzad Halili thot se egziston vullneti për protesta gjithë popullore kunder diskriminimit të Serbisë ndaj shqiptarëve :deklaron Nevzad Lutfiu, kryetari i KNSH-së në konsulta me liderët politikë

“Për këto dy javë kam pasur takime me liderët politik të Luginës për të diskutuar për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë, diskriminim e shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve.
Ditëve në vijim do t’i intensifikoj takimet dhe me disa përfaqësues të tjerë.
Ekziston një vullnet dhe gatishmëri për protestë gjithë popullore, dhe për këtë po punojmë.
Ka vite e vite që jemi munduar që përmes dialogut t’i fitojmë të drejtat e tona, por asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi gjërat sa vijnë e bëhen edhe më keq.” ka deklaruar Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar