RTK – BRAVO!

SYRI TV
Fatmir Brajshori
Asnjëherë nuk më është dashtë një shkrim, i një farë „ Sllobodna Bosna“ për të kuptuar që, në Kosovë, mediat private financohen nga „ Sputniku“ me seli në Nish… Me iks raste, kam shkruar dhe treguar që televizionet private në Kosovë dhe web sajtet e ndryshme janë të financuara nga Serbia.
Tek të gjitha televizionet, gjatë themelimit të tyre, dorë ka pasur „ djali i Stanishiqit për Kosovë „ i cili vjen nga familja e spiunit të njohur në Prishtinë…
Është i njëjti që, kudo ku e sheh Vuqiqi që ai gjendet në sallë ngritet dhe shkon dhe e përshëndet…
I vetmi medium që nuk ka mundur ta vë nën kontroll është RTKja!
RTKja financohet nga qytetarët e Kosovës!
Prej nga paret Klan Kosova?
Prej nga paret ( miljonshe) TV7,Kanal10?
Për TV Dukagjinin e dimë që Ekrem Lluka e ka themeluar; e si u pasurua edhe atë e dimë!
Distancimi i disa „ gazetarucave“ nga një lajm i publikuar nga RTKja ( shumë raportim normal) është i atyre që dje i shërbenin LKJës dhe pasardhësve të tyre…
Çka ka t‘keqe te publikimi i lajmit?
E keqja do të ishte të mos publikojej!
U sulmua portali „ Nacional.“ Pronari i portalit është i biri i një kolaboracionisti të cilin gjatë luftës e kishin arrestuar si armik i lirisë së Kosovës!
Sa interesante kjo gjë!
Apo rastësi?
Edhe ish kryetari i AGK na doli të ishte i biri i këtyre që u burgosen para një muaji si spiun të BIAs serbe!!!
Krejt gjëra të rastësishme, apo?
Jo more!
„ Klubi i Stanishiqit“ është i fortë se ka financa të forta…
S‘po e vazhdojë më tutje ngaqë ca kaseta të gjetura në vilen e Radojqiqit ( nga klani i Stanishiqit) me pije e orgji s… do ta bë shumicën të turpërohen!
Teksa këtyre që kanë marrë rroga nga Radojqiqi dhe përkrahësve të tyre asgjë s‘ju bë përshtypje dhe fare nuk turpërohen!
Se po të turpëroheshin s‘do merrnin para nga serbët që bënë genocidin në Kosovë!!!
RTK sot ka në udhëheqje djemë të familjeve të dëshmuara kombëtarisht!
Ca gazetaruca që hanë bukën e RTKës e shajnë sofrën e shtëpisë ku hanë miserniken, shkelma mbrenda ore do t‘i hudhja jashtë…
Botërisht dihet që disa TV Private dhe portale private të themeluar nga „ klani i Stanishiqit“ burimin e financave e kanë „ Sputnikun“ me seli në Nish…
Kështu që „ Sllobodna Bosna“ dhe i intervistuari i saj arkitekti serb B. Bogdanoviq ( i denuar nga Millosheviqi me vdekje) nuk kanë thënë asgjë që nuk dihet!!!!
Asgjë të re!
Mediumet në Kosovë kontrollohen nga „ Klani i Stanishiqit!“
Ky klan ka filluar të shtrihet edhe në Tiranė nëpërmjet „ A. Postit!“