Në mbledhjen e saj të 212-të, sot Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi Vendimin për ndarjen e mjeteve për përkrahje të Luginës së Preshevës
Shuma prej 731.916,oo euro do të ndahet si më poshtë:
– 208 studentëve të vitit të parë nga 500,oo Euro
– 291 studentëve me notë mesatare deri në 8,oo nga 600,oo Euro
– 158 studentëve me notë mesatare mbi 8,oo nga 700 Euro
– 577 familjeve me nga 3 apo më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor, dhe fëmijëve pa asnjë prind ose vetëm me një prind nga 500,oo euro.
Ky Vendim i sotëm është dëshmia e radhës e përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
E që është më e rëndësishmja, kjo përkrahje vjen përmes linjës së rregullt buxhetore të Republikës së Kosovës.
Urime përfituesve të këtyre mjeteve dhe falënderim për Qeverinë e Republikës së Kosovës, në veçanti Kryeministrit, z. Albin Kurti shkruan ne profilin e sajë në FB z. Ardita Sinani.