Ishte shkrimtar shumë i madh! Stilist i përsosur! Gdhendës i fjalës dhe i mendimit! Nuk jam pajtuar me inteferimet e tij të politikës e sidomos të politikës ditore. Nuk e kam takuar asnjëherë. Megjithatë disa miq të mi më quanin fans të tij. Por nuk e di gjithashtu, nëse isha ose jo vërtet fans i tij. Megjithatë mbetem fans i veprave të tij më të shumta. Por kjo nuk e zhvleftëson aspak figurën e tij të ndritshme.
Pas Skënderbeut, Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës, ishte Kadareja që më bënte krenar kur isha emigrant politik në Gjermani. Njëherë shkova në librarinë më të madhe të qytetit të Goettingenit dhe libarari kur mori vesh se jam shqiptar, më mori e më çoi te këndi i librave të Kadaresë të botuara gjermanisht. U mrekullova edhe për faktin se kërkoja në bibliotekat universitare e shtetërore ndonjë autor shqiptar e nuk munda të gjej asnjë prej tyre. Kadareja na prezantonte me setin e krijimeve të tij në librarinë e atij qyteti e të shumë qyteteve të tjera, i përkthyer gjermanisht.
Vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë të huaja të botës dhe gjendet në 27 mijë biblioteka të shteteve dhe universiteteve të globit! Mjafton kjo arritje që ai të konsiderohet një gjeni!
I përjetshëm qoftë emri dhe kujtimi për të!
U prehtë në paqe dhe i parajsës qoftë!